|Saturday, December 10, 2016
  • NA NDIQ NË

Policia kap 402 kg hashash, peangos edhe 25 vjeçarin posedues (video) 

Fier – Policia e Fierit sekuestron 402 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier,  kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Eltion Lama, 25 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë ditës së djeshme, në rrugën nacionale , është bërë ndalimi i automjetit tip furgon (mallrash) Opel Vivaro, dhe nga kontrolli i ushtruar brenda në furgon janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 402 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve” i mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 283/1, 283/a e 22 të Kodit Penal.

alb365

Add a Comment

%d bloggers like this: