|E enjte, Shkurt 23, 2017

Policia kap 9 kg hashash, arreston personat 

Fier – Vijon puna për goditjen e shpërndarjes dhe trafikut të lëndëve narkotike.

Gjate 24 orëve të fundit janë goditur dhe tre raste te tjetra të shpërndrarjes së lëndëve narkotike, në Mallakastër-Patos-Lushnje! Policia sekuestron 9 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Arrestohen në flagrancë tre autorët.

1.Mallakastër!
Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe punës së bërë nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-Xh.B, 17 vjeç, banues në Fratar, Mallakastër.

Në banesën e shtetasit të lartpërmendur janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 9 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

2.Patos!
Po ashtu, nga informacionet e mara në rrugë operative se një shtetas në qytetin e Patosit shpërndante lëndë narkotike në doza, u organizua puna dhe u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i  shtetasit:

-Kristian Hoxha, 34 vjeç, banues në fshatin Dukas, Patos.

Këtij shtetasi i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 13 doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

3.Lushnje!
Gjithashtu, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-Mihal Dhana, 23 vjeç, banues në Gradishtë, Lushnje.

Gjatë natës, në vendin e quajtur “Plasmasi” në një pikë kontrolli të ngritur nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Lushnje është ndaluar automjeti tip Nisan Mikra me targa LU 8486 B, i cili drejtohej nga shtetasi J.Dh dhe pasagjer shtetasi Mihal Dhana.

Nga kontrolli i automjetit, në krahun e pasagjerit janë gjetur 3 doza lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Materialet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal, për shtetasin Kristian Hoxha do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin Xh.B do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë (Seksioni i të miturve) dhe për shtetasin Mihal Dhana do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Vdes 52 vjeçari, e godet freza duke punuar tokën https://t.co/o0vPH1r2ef https://t.co/Ium6VJYj6D
507 people follow ALB365
Twitter Pic YA4zgSWM Twitter Pic marjo037 Twitter Pic colorthe Twitter Pic Ylli75Yl Twitter Pic CamilaNo Twitter Pic Vera9048 Twitter Pic rexhepnu Twitter Pic AVSupers Twitter Pic xhemali4 Twitter Pic rylz_isr Twitter Pic egerald_ Twitter Pic LekaMeri Twitter Pic gUtY5kUC Twitter Pic KIMI8313 Twitter Pic AriannaC Twitter Pic drita_ho Twitter Pic famedalu Twitter Pic ShahaneS Twitter Pic MJohnson Twitter Pic NewsLajm
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Flutura te “zogu” në ‘Santa Quaranta’ Sarandë thyen rrjetin (fotot)

Të huajt që mbërrijnë në vendin tonë, shpesh mbeten të mahnitur nga bukuria e vajzave shqiptare dhe nuk lënë rast...

Close