|E shtunë, Qershor 24, 2017

Policia kap afro 2 ton hashash, 4 në pranga 3 në kërkim 

Tepelene – Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Arrestimi i tyre u bë në disa operacione antidrogë, në sajë të cilave u bë e mundur sekuestrimi i  1772 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe një armë zjarri.

Blutë arrestuan shtetasit:

Besim Zika, 46 vjeç, banues në  fshatin Bylysh, Memaliaj.

Pëllumb Rona, 55 vjeç, banues në fshatin Bylysh, Memaliaj.

Festim Rona, 65 vjeç, banues në  fshatin Bylysh, Memaliaj.

 Çoban Kalemi, 52 vjeç, banues në fshatin Maricaj,Memaliaj.

Ndërsa u shpall në kërkim shtetasi G.G.

Policia sqaron se “nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit Pëllumb Rona, u gjet një sasi prej 65 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e paketuar në thasë plastik.Shtetasit  Besim Zika, iu gjet  rreth 17 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Në banesën e shtetasit Çoban Kalemi, u gjetën 19 thasë me lëndë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 160 kg, si dhe një armë zjarri automatik, model 56 me 14 fishekë.Si dhe në banesën e shtetasit G.G, në fshatin Maricaj, u gjetën 27 thasë me peshë totale 270 kg, ku vijon puna  për kapjen e këtij shtetasi”.

Gjithashtu në vendin e quajtur “Kodra e Miricës”, në fshatin Miricë, Memaliaj u gjetën 42 thasë me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa,  me peshë totale 1260 kg.

Vijon puna për  kapjen e  dy autorëve tashmë të identifikuar nga policia, ku për arsye hetimi nuk bëhen të ditura gjeneralitetet e tyre.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Gjarpër me dy koka në Apolloni?! (foto) https://t.co/rwq2rR64m7 https://t.co/lFxPoQQN9H
11,395 people follow ALB365
Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH Twitter Pic MindyL0u
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Bloomberg View: Ndihmojeni Shqipërinë, legalizoni hashashin.

     Në përpjekje për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, Shqipëria po përpiqet që të shkatërrojë një pjesë të madhe të...

Close