|E hënë, Nëntor 20, 2017

Policia kap drogë por jo poseduesin, e shpall në kërkim 

Lushnje – Nuk u bindet punonjësve të policisë për të ndaluar pasi posedonte lëndë narkotike në automjet, shpallet në kërkim nga policia.

Sekuestrohen:
• 13 doza lëndë narkotike Heroinë
• 25 doza lëndë narkotike Cannabis Sattiva
• Automjeti tip Benz me targa Pn 906 PHT
• 2 telefona celularë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit:

-T.A, 21 vjeç, banues në Lushnje.

Ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip Benz ne targa Pn 906 PHT, nuk u është bindur punonjësve të policisë së Komisariatit Lushnje për të ndaluar por është larguar me shpejtësi.

Pasi është ndjekur nga punonjësit e policisë, ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap në brëndësi të fshatit Kashtëbardhë.

Nga kontrolli i ushtruar në automjet, j’u gjetën 19 doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Gjithashtu, nga kontrolli i banesës së këtij shtetasi u gjetën dhe sekuestruan 13 doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë dhe 6 doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

U sekuestrua dhe automjeti me të cilën udhëtonte pasi nga verifikimet e kryera dyshohet i trafikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Trafikimi i mjeteve motorrike” dhe “Mosbindje e urdhërit të punonjësit të policisë” parashikuar nga Nenet 283, 141 dhe 242 të Kodit Penal.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Mavraj : S’ka “xixa” mes meje dhe Lorikut

Nuk ka krisje mes futbollistëve të kombëtares kuq e zi. Qendërmbrojtësi, Mërgim Mavraj, ka sheshuar kështu aludimet pas tymnajës së...

Close