|E enjte, Mars 30, 2017

Policia ndalon 4 shtetas në 24 orë 

Fier – Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Eduart Xhelo, 40 vjeç, banues në lagjen “Liri Gero”, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, me Vendimin e datës 08.01.2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe  mbajtja pa leje të armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Neni 278/1 i Kodit Penal.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Evaldo Kananaj, 24 vjeç, banues  në fshatin Varibop, Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të vazhduar ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, shetasese me iniciale V.K, 56 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni  130/a/4  i  Kodit Penal.

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit Drin Zylalaj, 27 vjeç, banues në fashatin Bardhaj,Mallakastër. Në lagjen “Gllavenica” Ballsh, është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin tip Ford Fiesta  me targa BAB 88265, i pa paisur me leje drejtimi.

Daniel Hoxha, 18 vjeç, banues në fshatin Suk 1, Roskovec. Në aksin rrugor Strum-Suk 1, në vendin e quajtur “Kolektori” duke drejtuar  mjetin tip Audi me targa AA 709 LM, i pa paisur me leje drejtimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rruge dhe për pasoj është dëmtuar vetë drejtusi i mjetit dhe pasagjeri,shtetasi R.H, 18 vjeç,të cilët  ndodhen në spitalin Rajonal Fier jashtë rezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “ Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

 

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: https://t.co/sWM7U77R7D https://t.co/3oixT16cFl
4,031 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Mediu: Në Durrës duam Dukën .

Tiranë - Duke folur për një të përditëshme shqiptare, aleati i PD-së dhe kreu republikan Fatmir Mediu është i mendimit...

Close