|E hënë, Shtator 25, 2017

Policia ndalon një shtetas të shpallur në kërkim 

Fier – Policia kap dhe ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: Haxhi Sherifaj, 55 vjeç, banues në fshatin Varibob, Fier. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar me një vit burg për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga Neni 230/a i Kodit Penal.

Lushnje – Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin Agim Kamberaj, 46 vjeç, banues në lagjen “Gafurr Muço” Lushnje.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në qëndër të qytetit u kap nga patrulla e policisë duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA 456 SB, nën ndikimin e alkolit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Manjani – Kam parë video të ministrave me dashnoret në hotelin e Klement Balilit

Në intervistën e parë televizive, pas shkarkimit si ministër Ylli Manjani sqaroi në detaje largimin të tij nga qeveria. Ai...

Close