|E premte, Shkurt 23, 2018

Policia ndihmon gruan shtatzanë dhe një fëmijë . 

1509751_10203768305953133_6668423200784846990_nFier – Gjate 24 oreve te kaluara ne qarkun e Fierit ka mbizoteruar mot me vranesira dhe rreshje me intensitet te ulet. Vazhdojne operacionet e evakuim – shpetimit te banoreve ne zonat e permbytura nga dalja e lumenjve nga shtrati si pasoje e motit te keq. Zonat e përmbytura janë Komunat Levan, Darezeze. Janë përmbytur rreth 3500 ha toke bujqësore. Per te perballuar situaten jane vene ne ndihme te banoreve ne terren 4 gomone. Ne zonat e permbytura operojne per zhvendosjen e banoreve Forcat e levizshme operacionale, Delta Force, FNSH te shoqeruara nga forcat e Policise. Deri tani ka dëme  materiale ne orendi shtëpiake, bagëti, shpend dhe baze ushqimore për bagëtitë. Per momentin nuk ka asnjë person te dëmtuar. Niveli i ujit është ne rënie te ngadalte.

Ne terren janë te gjitha forcat dhe po u jepet ndihme personave ne nevoje. Ne sallën e drejtimit dhe komandimit kane ardhur kërkesa për ndihme nga  143  shtetas ne nevoje. Jane shpetuar disa grupe barinjsh, dy cifte te moshuarish dhe me dhjetra banore te fshatrave Darzeze, Ferras ,Rrethfik, Bishan, Shtyllas etj. Ne fshatin RrethFik  eshte dhene ndihme e menjehershme nje femije ku u  be transportimi i femijes per ne spital dhe gjendja shendetsore e tij u permiresua. Nje grua shtatzene eshte ndihmuar ne kohe rekord duke i shpetuar jeten asaj dhe femijes.

Situata ne këto zona mbetet e renduar ku pjesa derrmuese e siperfaqeve te tyre eshte nen ujë, vazhdojnë kërkesat e qytetareve për ndihme nga policia.Ne zonat e permbytura ka nisur shperndarja e pakove me ndihma ushqimore. Ne komunat Frakull, Levan dhe Darzeze ka permbytje masive nga reshjet e shiut.

Situata po monitorohet dhe po behen matjet e nivelit te ujrave. Deri tani jane te permbytura nga uji 220 banesa ,te evakuar rreth 160 familje.

alb365.com

Drejtoria e Policise Fier  eshte ne gadishmeri te perforcuar  per t’iu ardhur ne ndihme banoreve ne nevoje dhe do te vijoje te jete ne gadishmeri deri ne normalizimin e situates.

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Tahiri kallzon në prokurori për paisjen e përgjimit që u gjet në zyrën e tij

Ministri i  Brendshëm, Saimir Tahiri...

Close