|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Policia në 24 orë, 2 në pranga, 1 në kërkim dhe 3 në hetim të lirë . 

policia-natenFier – Lushnje – Më datë 19.01.2015, ora 13.00, u ndalua shtetasi V.Elmazaj, vjec 31, banues në Fier. Ndalimi u krye pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike  ndaj shtetases Xh.Rr vjec 20, banuese në Fier. Nga kontrolli i ushtruar u gjet  dhe sekuestrua, një armë gjahu teke prodhim Italian  si dhe një tyte, pa leje.

 Më datë.19.01.2015, ora 22.30 , nga Komisariati Policisë Lushnje u  bë arrestimi në flagrancë i  shtetasit Andrea Gjeka ,vjec 28, banues në Divjake. Arrestimi u krye pasi ne bashkepunim me grupin e punës të OSHEE-se Lushnje, është konstatuar se banesa e tij, furnizohej në mëyrë të paligjshme me energji elektrike pasi kishte rilidhje të paligjshme te energjise elektrike.

 Më datë 19.01.2015 filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.G vjec 18, banues në Fier. Procedimi nisi pasi ky shtetas ka fyer dhe ofenduar në telefon shtetasen A.K vjec 19, banuese në Fier.

 Më datë 19.01.2015 filloi procdimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B.H vjec 56, banues në Lushnje. Procedimi nisi pasi ky shtetas ne Lushnje, ka pushtuar rrugën dhe nuk e lejon që të kalojë në tokën e vetë shtetasin Sh.H vjec 56, banues në Lushnje.

 Më date 19.01.2015  filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasit A.D vjec 19, banues ne Lushnje M.S vjec 19, banues ne Lushnje. Procedimi nisi pasi keta shtetas duke lëvizur me mjetin benz me targa AA141GG, në Çermë, kanë qëlluar me dy  pistoletë lodra zhurmuese.

 Më datë.19.01.2015, ora 22.30 , filloi procedimi penal dhe u  bë shpallja në kërkim e shtetasit B.Ç vjec 51, banues në Divjake. Procedimi nisi pasi ne bashkepunim me grupin e punës të OSHEE-se Lushnje është konstatuar se banesa e këtij shtetasi, furnizohej në mëyrë të paligjshme me energji elektrike pasi kishte rilidhje të paligjshme te energjise elektrike.

 Më datë.19.01.2015, ora 21.30 , në fshatin Fiershegan Lushnje, është vjedhur me shqyerje te dritares, objekti në piken e inerteve të   shtetasit D.T vjec 36, banues në Lushnje. Si pasoje eshte marre një sasi prej 100.000 mijë lekë të reja.  Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit (autorve).

 alb365.com/Policia

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja 6 emrat e ministrave teknikë dhe i zv.Kryeministrit

Zbardhen propozimet e opozitës për postet e...

Close