|E shtunë, Nëntor 18, 2017

Policia ne 24 ore, 3 ne pranga dhe 9 nene hetim te lire. 

Policia-e-Tiranës-NOA   Fier – Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut arrestohen 3 shtetas, I shpallet në kërkim dhe procedohen 9 në gjendje të lirë për vepra penale të ndryshme
1. Më datë 28.05.2014, nga Sektori për Trafiqet dhe Narkotikët në Drejtorine e Policisë Qarkut Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ergest Luan Toska, vjec 24,banues në Fier.Arrestimi I këtij shtetasui u bë se sot rreth ores 18.30 është kapur në vendin e quajtur “Shkolla e muzikes” ,Lagja 29 Nëndori Fier dhe gjatë kontrollit që I është bërë mjetit te tij tip volcvagen me targa AA567JJ është gjetur 2 gram lëndë narkotike e dyshuar si Canabis –Sativa e cila u sekuestrua në cilesine e provës materiale së bashku me mjetin.Materjalet proceduriale do ti kalojnë Prokuorisë Pranë Gjykatës së Shkalles së Pare Fier , për vepren penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike ” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
2.Më datë 28.05.2014, nga Komisariati I Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Kristo S., vjec 62, banues në Ferm-Çlirim Fier.Arrestimi i tij u bë për arsye se dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë në familje ndaj bashkëshortes se tij shtetases Q. S., vjec 59.Materjalet proceduriale do ti kalojnë Prokuorisë Pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Dhuna në familje”, të parashikuar nga neni 130/a, pika 4, të K. Penal.
3. Më datë 28.05.2014, nga Komisariati I Policisë Lushnje u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Fiqiri Sali Bramalushaj , vjec 51, banues në Grabian, Lushnje.Arrestimi I këtij shtetasui u bë se sot rreth ores 18.30 duke drejtuar mjetin me targe AA918FL tipi SEAT në vendin e quajtur Bashkia Lushnje ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N.P., vjec 42, i cili u dërgua për mjekim jashtë rrezikut për jeten në spitalin civil të qytetit Lushnje .Materjalet proceduriale do ti kalojnë Prokurorise Pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Lushnje, per vepren penale te ““Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor ” parashikuar nga neni 290 i K.Penal.
4.Më datë 28.05.2014, nga Komisariati I Policisë Fier filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D.Sh., vjec 25, banues në Fier.Procedimi filloi sepse dyshohet se ka kundërshtuar me forcë grupin e punës së Drejtorisë së Tatim Taksave pranë Bashkisë Fier, I cili ka shkuar ne subjektin Bar-Kafe për të mbyllur aktivitetin dhe janë kundërshtuar nga shtetasi i siperpermendur .
Materialet do i kalohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyre shteterore ose një shërbim publik” neni 235 i K.Penal.
5. Më datë 28.05.2014, nga Komisariati I Policisë Fier filloi procedimi penal në gjendje të lire për shtetasin S.K., vjec 66 banues në Fier.Procedimi penal filloi sepse reth ores 08.30, ne Lagjen Kastriot Fier u kap nga Patrulla e Pergjithshme e Policise,duke drejtuar motorrcikleten tip Dajang me targa FR453C,pa leje drejtimi.Materjalet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale të “Drejtim I mjetit pa leje drejtimi”, parashikuar nga neni 291, i Kodit. Penal.
6. Më datë 28.05.2014, nga Komisariati I Policisë Fier filloi procedimi penal në gjendje të lire për shtetasin I.T., vjec 47, banues në Libofshë Fier.Procedimi penal filloi sepse rreth orës 11.30, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në Libofshe Fier u u sekuestrua ne cilësine e provës materiale një kompjuter I cili përdoret për llotari të palejuara.Materjalet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Prane Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale të “Organizim I llotarive të pa lejuara”, parashikuar nga neni 197, i Kodit. Penal.
7. Më datë 28.05.2014, nga Komisariati I Policisë Fier filloi procedimi penal në gjendje të lire për shtetasit E.B., vjec 17 dhe E.B., vjec 20, banues në Patos.Procedimi penal për keta shtetas filloi sepse rreth orës 12.30,ne lagjen 1 Maji Patos dyshohet se kanë rrahur, për motive të dobëta shtetasit R.Ll., vjec 18 dhe D.Ll., vjec 18.Materjalet proceduriale do ti kalojnë Prokuorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vepren penale të “Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89, i Kodit. Penal.
8. Më datëc28.05.2014 nga Komisariati I Policisë Fier filloi procedimi penal në gjendje të lire për shtetasin E.H., vjec 37, banues në Fier.Procedimi penal ndaj ketij shtetasi filloj për arsye se sot rreth orës 12.00 më datë.28.05.2014 ne Lagjen 1 Maji Fier është kapur nga Patrulla e Qarkullimit Rrugor,duke drejtuar mjetin tip volcvagen me targa AA710 EL pa leje drejtim Materialet I kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës se Shkallës së parë Fier për vleresim dhe hetime të metejshme për veprën penale “Drejtim mjeti pa leje drejtimi” e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
9. Më date 28.05.2014, nga Komisariati I Policisë Fier filloi procedimi penal dhe u bë shpallja në kërkim për shtetasin Ardian Dhiari, vjec 36, banues në Drizë Fier.Procedimi penal për këtë shtetas filloi se ky shtetas është autor i dyshuar për vjedhjen e banesës të shtetasit N. D. më datë 17.01.2013 ne Lagjen Sheq i Vogel Fier.Gjate kontrollit te baneses qe ju be këtij shtetasi iu sekuestruan ne cilesine e proves materiale 5 (pese) dyer duralumini, të dyshuara të vjedhura ne banesen e shtetasit te mesiperm.Materjalet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Paëe Fier, për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/1, i Kodit Penal.
10. Më datë.28.05.2014 nga Komisariati I Policisë Fier filloi procedimi penal në gjendje të lire për shtetasin I.Gj., vjec 41, banues në Fier.Procedimi penal për këtë shtetas filloi se më date 28.05.2014, në Lagjen 15 Tetori Fier rreth ores 17.00, ne debat e siper me shtetasin A.Dh., vjec 59,I ka thyer xhamin e deres së hyrjes së pallatit.Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për hetime të mëtejshme, për veprën penale ”Shkatërrim prone”parashikuar nga neni 150, i Kodit Penal.
11.Më datë 28.05.2014, nga Komisariati I Policisë Lushnje u plotësua kërkese padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen. M. Ç., vjec 34, banuese në Fier- Seman Lushnje.Procedimi penal filloi pasi dyshohet se bashkëshorti I saj shtetasi B. Ç, vjec 39 në mënyre ëe vazhdueshme e ofendon dhe ushtron dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet do ti kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjygjësor Fier, për veprën penale “Dhunë në familje”, në baze te ligjit Nr.9669, date 18.12.2006.
12.Më datë 28.05.2014, ora 14.30 në Komisariatin e Policisë Lushnje është paraqitur dhe ka berë kallzim shtetasi A.G., I cili shpjegon se gjatë natës i kanë vjedhur motorrçikleten Honda 125CC, me ngjyrë të zezë të cilen e kishte parkuar ne oborrin e baneses ne lagjen 18 Tetori Lushnje.Po punohet per identifikimin ,gjetjen dhe kapjen e autorit..Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje për veprën penale te “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134 I Kodit Penal.
13. Më datë.28.05.2014 filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P.D., vjec 36, banues në Kolonjë Lushnje.Procedimi penal për këtë shtetas filloi se më date 28.05.2014, në fshatin Kolonje Lushnje rreth ores 17.00, për motive të dobeta ka ushtruar dhunë fizike duke e rrahur djalin e dajes K.Z., vjec 32.Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Lushnje për hetime të metejshme, për vepren penale ”Dhuna në familje”parashikuar nga neni 130/a, i Kodit Penal.
14. Më date 28.05.2014 filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin O.S., vjec 28, banues në Cermë Sektor Lushnje.Procedimi penal për këtë shtetas filloi se më date 28.05.2014, rrethe ores 11.00,ne vendin e quajtur tre urat,Terbuf , Lushnje ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin Sh.P., vjec 45.Materalet do ti kalojne Prokurorise së Rrethit Gjyqesore Lushnje për hetime të metejshme, për vepren penale ”Plagosje e lehte me dashje”parashikuar nga neni 89, i Kodit Penal.

alb365.com/policia

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Dyfishohen eksportet e fruta perimeve në qarkun Fier

Fier - Eksportet e fruta perimeve kanë shënuar një rekord për qarkun Fier. Në këto 11 muaj të këtij viti...

Close