|E mërkurë, Gusht 16, 2017

Policia në 24 orë, 7 shtetas ndiqen në gjendje të lirë. 

largea_renea1362579206     Fier – Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut procedohen 7 shtetas në gjendje të lirë për vepra penale të ndryshme

Më datë 24.06.2014, ora 12.00, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin B. M., vjec vjec 59, banues në Drizë Fier.Procedimi filloi pasi dyshohet se ka kanosur për jetën shtetasin F.M., vjec 36, banues në Drizë Fier.Materialet do ti kalojne Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për hetime të mëtejshme për veprën penale “Kanosje”, parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 24.06.2014, nga Komisariati I Policisë Fier filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P.K., vjec 52, banues në Fier.Procedimi penal filloi për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara” dhe “Vënie në dispozicion e lokaleve për lojra të pa lejuara”, parashikuar nga nenet 197 e 198 të Kodit Penal.Më datë 24.06.2014, ora 10.00, në lagjen “Sheq i Vogël”, gjatë një kontrolli të ushtruar në lokalin e marrë me qera nga shtetasi P. K.,  ku ushtronte aktivitet të lojrave të fatit pa liçencë, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1(një) kompjuter i I cili shërbente për ushtrimin e aktivitetit të llotarisë sportive, si dhe 4 televizorë.Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.

 Më datë 24.06.2014, nga Komisariati I Policisë Fier filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I.K., vjec 76, banues në Patos.Procedimi penal për këtë shtetas filloi sepse me datë 24.06.2014, ora 23.00, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në Patos, u gjetën 2 kompjutera lojëra fati dhe një “Bingo” e paisur me nje televizor, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale  të  “Organizim të llotarive të palejuara” dhe “Vënie në dispozicion të lokaleve për lojra të pa lejuara”,  parashikuar nga nenet   197 dhe 198  të Kodit Penal.

 Më datë 24.06.2014, gjatë natës është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit V. G. në lagjen Nr,1, Roskovec, ku kanë marrë një televizor  22 polsh, një fshesë me korent, një mikrovalë dhe një armë gjahu teke.Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale  “Vjedhje”,  parashikuar nga neni   134  i Kodit Penal.

 Më datë 23.06.2014, gjatë natës, rreth orës 02.00, në lagjen “8 Shkurti” Fier, pranë banesës, shtetasit S. H.   i kanë vjedhur mjetin e tij autoveturë tip “FORD FIESTA”, me targë FR6958C.Grupi hetimor kreu veprimet e para dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.  Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga neni 134 I Kodit Penal  .

 Më datë 24.06.2014, nga Komisariati I Policisë Lushnje filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I.L., vjec 24, banues në LushnjeProcedimi filloi për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal, sepse më datë 24.06.2014, rreth orës 09.30, në lagjen “Loni Dhamo”   Lushnje, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin E.B., vjec 38, të cilit i ka shkaktuar dëmtime.Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje për veprime të mëtejshme.

 Më datë 24.06.2014, nga Komisariati I Policisë Lushnje filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: R.D., vjec 29, banues në Pluk Lushnje, O.P., vjec 29, banues në Karbunarë Lushnje dhe S.R., vjec 27, banues në Tiranë.Procedimi penal për këta shtetas filloi  për arsye se këta tre shtetas nuk i jane bindur urdherit per tu shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje për të dhënë shpjegime mbi një incident që kanë pasur në një local i cili ndodhet në lagjen “Xhevdet Nepravishta” të qytetit Lushnje.Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje, për veprën penale  “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të rendit publik”  parashikuar nga neni   242  i Kodit Penal.

alb365.com/policia

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rama batuta për Nanon dhe Metën

Tiranë - U bë kohë që nuk po dëgjojmë asgjë për Fatos Nanon, liderin historik të socialistëve. Megjithatë për të...

Close