|E premte, Dhjetor 15, 2017

Policia në 24 orë arreston 3 veta, nën hetim 4 të tjerë dhe 3 shpallen në kërkim . 

policiaLushnje – Fier – Mallakaster – Më datë 29.01.2015   ora 15.20 Komisariati Policisë Fier, u bë ndalimi i shtetasit Odise Hoxha, vjec 20, banues në Lagjen nr.1 Roskovec. Ndalimi u krye pasi ky shtetas, në menyrë të vazhdueshme ka ngacmuar seksualisht shtetasen U.H vjec 29, banuese në Fier.

Më datë 29.01.2015 filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen me inicialet  A.K, vjec 33, banuese në Lushnje. Procedimi nisi pasi kjo shtetase në mënyrë të pa autorizuar ka ndërhyrë  në adresën në Facebook të shtetases me inicialet XH.P, vjec 18, banuese në Lushnje.

Më datë 29.01.2015 nga Komisariati Policisë Lushnje, u bë arrestimi në flagrance, i shtetasit Astrit Zekthi, vjec 29, banues në fshatin Zhamë Lushnjë. Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lire, për shtetasen Z.Z vjec 55, banuese në Lushnjë. Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi Astrit Zekthi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases A.R vjec 30, banuese në Lushnjë. Ndersa shtetasja Z.Z ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj shtetases A.R.

Më datë 29.01.2015  filloi procedimi penal në gjendje te lirë për shtetasin S.Xh vjec 46, banues në Fier. Procedimi nisi pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj djalit të tij shtetasit E.Xh vjec 27, banues në Fier.

Më datë 29.01.2015  filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin A.H vjec 33, banues në Lushnje. Procedimi nisi pas ankimimit te bere nga shtetasi L.Sh vjec 41, banues në Lushnje. Kallezuesi shpjegon se shtetasi A.H i ka kërkuar nje sasi lekesh për të mbuluar shpenzimet mjekësore të babait të tij, pasi dyshon se ai i ka rrëzuar babain e tij nga biçikleta.

Më datë 29.01.2015 në orën 15.30 nga Komisariati Policisë Mallakastër, u bë arrestimi në flagrance, i shtetasit   Bilbil Brakaj, vjec 23, banues në fshatin Hekal Mallakaster. Arrestimi u krye pasi ky shtetas, është kapur nga sherbimet e policisë rrugore në vendin e quajtur “Qafa e Kashit” duke drejtuar mjetin “Motorçikletë”të markes “KOAYENG” pa targë dhe i pa paisur me   leje drejtimi.

Më datë 29.01.2015 filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit :Al.N vjec 50, banues ne Fier, L.S vjec 43, banues në Fier M.B vjec 60, banues në Fier Procedimi nisi pasi keta shtetas, nuk kanë arkëtuar pagesat e kryera për energjinë elktrike të shtetasit A.S vjec 68, banues ne Fier.

Më datë 29.01.2015 filloi procedimi penal dhe u bë shpallja në kërkim për shtetasin A.S vjec 27, banues në Fier. Procedimi nisi pasi Gjykata e Apelit Vlorë me Vendimin e  datës 28.01.2015 ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”. Nga kontrolli  i ushtruar në banesën e këtij shtetasi rezulton se ky shtetas është larguar nga banesa. Nderkohe qe Gjykata e shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 29.12.2014, kishte vendosur masën e sigurimit ”Arrestë në Shtëpi”.

 Më datë 29.01.2015  filloi procedimi penal dhe u bë shpallja në kërkim për shtetasen F.Sh vjec 21, banuese në Lushnje. Procedimi nisi pasi bashkeshorti i saj shtetasi I.Sh vjec 31 ka bërë kallezim ku shpjegon se kjo shtetase është larguar nga banesa duke braktisur dy fëmijët e mitur 5 dhe 2 vjec.

 Më datë 29.01.2015  filloi procedimi penal dhe u bë shpallja në kërkim për shtetasin L.B vjec 27, banues në Lushnje. Procedimi nisi pasi ky shtetas ka goditur me një mjet prehës shtetasin R.K vjec 30, banues në Lushnje. I demtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

alb365.com/policia

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Shteti në dorë të analfabetëve

Dy doktorë shkence së fundi kanë kërkuar...

Close