|E enjte, Qershor 22, 2017

Policia ne 24 ore, nje ne pranga dhe dy nene hetim te lire. 

POLICIA-VENDNGJARJE     Fier –  Më datë 04.06.2014, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin M.Ç., vjec 20, banues në Fier.Procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi pasi nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier, në kuader të operacionit “HIT”, me datën 03.06.2014, ora 20.00, u bë bllokimi i automjetit tip “Smart”, me targa greke “IHZ 8366”, I cili dyshohet se është i vjedhur jashtë shtetit dhe i trafikuar në Shqipëri.Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale “Trafikim I mjeteve motorrike”, parashikuar nga neni 141/a i K.Penal.

  Më datë 04.06.2014, nga Komisariati i Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sadik Shkëlqim Beqiraj, vjec 24, banues në Fier.Arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi rreth ores 21.00 në vendin e quajtur Globi, Fier, u kap nga patrullë e qarkullimit duke drejtuar mjetin e tij  motorcikletë tip ‘Honda”, 600cc, pa targa, i pa paisur me leje drejtimi perkatëse.Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë  Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale “Drejtimi I mjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i K.Penal.

  Më datë 04.06.2014, gjatë natës, në Shkollën e Mesme të Përgjithëshme Fiershegan, është dëmtuar dera e jashtme dhe dera e kabinetit të informatikës ku ishin instaluar kompjuterat dhe nga kqyrja e bërë nga grupi hetimor rezulton se nuk është marrë asnjë paisje kompjuterike.Po punohet për identifikimn dhe kapjen e autorëve.Materialet procedurilae do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrim i pronës” parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

 Më datën 04.06.2014, nga Komisariati i Policisë Lushnje filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin A. M., vjec 49, banues në Mirriz Lushnje.Procedimi penal për këtë shtetas filloi pasi më datën 04.06.2014, rreth orës 17.00, në fshatin Çermë Sektor, Lushnje për motive të dobëta ka qëlluar me grushta dhe shkelma shtetaset M.Zh, vjec 38 dhe F.M., vjec 41.Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë  Rrethit Gjyqësor Lushnje, për veprën penale “Plagosje e lehte me dashje”, parashikuar nga neni 89 i K.Penal.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Qarku Fier gati të shkojë në votim https://t.co/RwuFVYKxIg via @wwwalb365com
11,397 people follow ALB365
Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic McBrideM Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Akuzat e PD-së, Dalipi “Shpifje! Sillni fakte ose flet ligji .

Tiranë - Zëvendësministri i turizmit, njëherësh deputeti i Partisë Socialiste Alfred Dalipi ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike, ku...

Close