|E hënë, Tetor 23, 2017

Policia, nje ne pranga dhe kater nene hetim te lire. 

policia  Fier – Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut arrestohet 1 shtetas, procedohen 4 në gjendje të lirë për vepra penale të ndryshme

1.Më datë 29.05.2014, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin T.C., vjec 50, banues në Fier.Procedimi ndaj tij filloi pasi më datën 29.05.2014, rreth orës 12.00, në vendin e quajtur ”Valuta”, Fier, u kap në flagrancë duke këmbyer valutë në mënyrë të kundraligjshme me katër persona të tjerë. Në cilëcinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan 7500 Euro, 870 dollar amerikan dhe 1.000.000 lekë. Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale “Ushtrimit pa liçensë të veprimtarisë financiare”, parashikuar nga neni 170/ç i K.Penal.
2.Më datë 29.05.2014, rreth orës 12.30, në lagjen ”Naftëtari”, Patos, Fier, në banesën e vetë është gjetur i varur me litar shtetasi Z.S. vjec 60, banues në Tiranë. Nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas ka shkuar në qytetin e Patosit për të tërhequr ndihmën sociale të kempit dhe ka shkuar në apartamentin e tij ku dhe është vetëvarur me litar që prej datës 25.05.2014. Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale “Shkaktim i vetëvrasjes”, parashikuar nga neni 99 i K.Penal.
3.Më datë 29.05.2014, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin Dh.S., vjec 20, banues në Sheq Marinas Fier.Procedimi filloi pasi më datën 29.05.2014, rreth orës 12.00, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në fshatin Sheq Marinas, Fier, ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një kompjuter i cili përdorej për biletat e llotarisë.Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale “Organizimi i llotarive te palejuara”, parashikuar nga neni 197 i K.Penal.
4.Më datën 29.05.2014, ora 18.00, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë datë 28.05.2014 për shtetasin Ismail Fatmir Tahiraj, vjec 26, banues në Patos, me masë sigurimi “Arrest në Shtepi”, pasi Gjykata e Apelit Vlore ka vendosur për këtë shtetas ndryshimin e mases se sigurimit nga “Arrest në shtëpi”, ne masën e sigurimit “Arrestit në Burg”, për veprën penale të vjedhjes te parashikuar nga neni 134/1 të kodit penal.Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier, për hetime te metejshme.
5. Më datë 29.05.2014 filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B.P., vjec 34, banues në Fier.Procedimi penal filloi për veprën penale ‘Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal, sepse më datë 29.05.2014, rreth orës 15.00, në rrugën Fier-Levan, duke drejtuar mjetin autoveturë tip “VOLSVAGEN”, me targë AA287BA, është përplasur me mjetin autoveturë tip “BMË”, me targë AA709BU.Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.
6.Më datë 29.05.2014, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin E.S., vjec 26, banues në Lushnje.Procedimi ndaj këtij shtetasi ka filluar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj njërkës së tij shtetases V.S., për të dalë nga banesa pasi nuk i përket asaj.Materialet proceduriale do ti dërgohen Gjykatës Rrethit Gjyqësor Lushnje, për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i K.Penal.

alb365.com/policia

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet: KUJDES/ Kopilat po vjedhin lokale e banesa, policia konstaton https://t.co/JP1KBbfvmG via @wwwalb365com
10,375 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Vila e braktisur, shikoni si është brenda (fotot)

Më poshtë ju sjellim disa fotografi të një vile të braktisur e cila gjendet në Itali. Dikush ka bërë fotografi...

Close