|E diel, Gusht 20, 2017

Policia patrullim në plazhe me biçikleta . 

124172     Tirane – E teksa sezoni turistik ka nisur në pjesën më të madhe të qyteteve bregdetare ndër masat e sigurisë për të krijuar qetësi dhe rend për pushuesit janë dhe patrullimet e policisë me biçikleta.

Biçikletave vihen për herë të parë në patrullim në këtë sezon veror, e si fillim do të monitorohen me projekt pilot vetëm në zonën bregdetare.

Biçikleta do të ketë shenjat dalluese me mbishkrimin “Policia e Shtetit”, numrin e telefonit 129 si dhe logon e policisë.

124173_2Burime nga Policia e Shtetit bënë me dije se aktualisht janë 100 biçikleta që do futen në funksion brenda 10 ditëve të ardhshme ndërsa patrullat do të jenë me nga dy punonjës policie.

Po të njëjtat burime thanë se përzgjedhja e bicikletave është bërë për disa arsye, përfshi këtu shpejtësinë për të ndërhyrë në shëtitoret ku nuk ndërhyhet me makinë gjatë xhirove të pushuesve, ashtu si dhe plazheve, por një pikë tjetër është dhe ruajtja e mjedisit apo për një polici me kosto të ulët dhe më pranë qytetarëve.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Gazeta serbe kërcënon me padi ambasadorin amerikan

Serbi - Një gazetë serbe i bëri thirrje ambasadorit amerikan në Beograd të kërkojë falje dhe tha se do ta...

Close