|E diel, Dhjetor 17, 2017

Policia prangos 50 vjeçarin, parandalon krimin në familje . 

policiaVlorë – Policia e Vlorës ka arritur të parandalojë një vrasje brenda familjes ndërsa ka vënë në pranga 50 vjeçarin Meridjan Myslymi i cil dyshohet se po tentonte të vriste gruan e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drashovicë, në Vlorë ku pas një konflikti në familje, 50 vjeçari ka tentuar të vrasë gruan e tij. Në këtë moment ka ndërhyrë policia, e cila pas marrjes së informacioneve në rrugë operative, ka arritur të parandalojë krimin, duke vënë në pranga autorin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia ka zbuluar dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, 3 kallëpe tritoli si dhe 1300 fishekë.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se çifti ka rreth 10 vjet të martuar së bashku, dhe nuk kanë fëmijë, por që muajit qershor 2014, ata kishin mosmarrëveshje me njëri-tjetrin.

Sakaq, 50 vjeçari është shoqëruar për në ambientet e komisariatit të Vlorës ku po merret në pyetje nga forcat e policisë, ndërsa akuzohet për dhunë në familje dhe tentativë vrasje.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
SULMUESIT PËRBRENDA EVROPËS

Nga JOCHKA FICHER - Evropa më së...

Close