|E premte, Qershor 23, 2017

Policia procedon penalishtë 5 protestues 

Fier – Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

1.Edmond Gropa,42 vjeç, banues në fshatin Dukas, Patos.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Patos-Fier, në vëndin e quajtur ”Transport”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” me targa FR 4509 D, ka aksidentuar shtetasen(këmbësore) J.B, 20 vjeçe, banuese në lagjen “1 Maji” Patos, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në kujdesin e mjekëve.

2.Sabri Bregu, 47 vjeç, banues në lagjen “Naftëtari”, Patos.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Lushnje-Fier, në vëndin e quajtur “Pushimi i shoferit”, është kapur duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Daimler Chrysler” me targa AA 636 GZ.
(Neni 291 i Kodit Penal)

*Nga Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Fier u proceduan penalisht shtetasit:

– B.V, 57 vjeç,
– A.G, 51 vjeç,
– L.B, 53 vjeç,
– F.V, 63 vjeç,
– Z.D, 66 vjeç, të pestë banues në fshatin Mbrostar Ura, Fier.

Këta shtetas kanë marrë pjesë në tubim para Bashkisë Fier pa leje të organeve kopetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale“Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” parashikuar nga Neni 262 i Kodit Penal.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Fevziut/ Kam dështuar https://t.co/dc7ckyShYT https://t.co/bZhSf6tEvn
11,398 people follow ALB365
Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic McBrideM Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Policia arreston 2 shtetas

Lushnje - Tenton të vjedhi një banesë në Lushnje, arrestohet në flagrancë nga policia. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë...

Close