|Friday, December 9, 2016
  • NA NDIQ NË

Policia sekuestronë armë e drogë (video) 

Fier – Policia e Fierit godet dy raste të tjera të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe armbajtjes pa leje. Sekuestrohen drogë, armë e municione.

Konkretisht u sekuestruan:
– 23.2 Kg lënë narkotike Cannabis Sattiva.
– 50 fara bime narkotike Cannabis Sattiva.
– 2 armë zjarri automatik model 56.
– 2 krehëra dhe 68 fishekë.
– 1 makinë tip benz me targa VL 3848 B.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër.

*Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Povelçë” si rezultat i bashkëpunimit të Komisariatit të Policisë Fier me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, të cilët arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasin:

-Lavdimir Kapaj, 41 vjeç, banues në fshatin Povelçë, Fier.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri automatik model 56 me 2 krehëra me nga 30 fishekë dhe 23.2 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

*Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi:

-Mikel Isaj, 21 vjeç, banues në fshatin Qafë Gjashtë, Sarandë, si edhe u procedua penalisht shtetasi:

-A.D, 27 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi” Vlorë.

Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i rrepeve Fier”, duke udhëtuar me mjetin autoveturë tip “BENZ”, me targë VL3848B, që drejtohej nga shtetasi A.D, janë ndaluar nga shërbimet e policisë dhe nga kontrolli i ushtruar, shtetasit Mikel Isaj j’u gjetën në çantën e tij të brezit dhe j’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 fishekë dhe 1 copë letër alumini me 50 fara bime narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se mjeti autoveturë tip “BENZ”, me targë VL 3848 B, dyshohet si automjet i vjedhur dhe  i trafikuar në Shqipëri.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për shtetasit Lavdimir Kapaj dhe Mikel Isaj për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 283/a/1 e 278/2 të Kodit Penal, dhe në ngarkim të shtetasit A.D për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike” parashikuar nga Neni 141/a i Kodit Penal.

alb365

 

Add a Comment

%d bloggers like this: