|E premte, Qershor 23, 2017

Policia, Shanajt u gjeten dy pistoleta pa leje, Shanaj, s’mbaja arme zjarri. 

Arjan-Shanaj-dhe-Astrit-Bushi-300x215    Tirane – Ndryshe nga dyshimet e prokurorisë për implikimin e tyre në trafikun e drogës, biznesmeni i Fierit, Arjan Shanaj i arrestuar dy ditë më parë dhe Astrit Bushi nga Laçi akuzohen momentalisht vetëm për akuzën e “Armëmbajtjes pa lejë”. Mësohet se efektivët e policisë pas dyshimeve kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm, duke i sekuestruar Arjan Shanaj dy armë zjarri, të cilat mendohet se ai i zotëronte pa lejë.

Nga burime zyrtare të policisë Fier që ushtruan kontroll në banesën e Shanaj mësohet se nuk është gjetur asnjë provë që mund ta implikonte Shanaj në trafikun e lëndëve narkotike. Nga ana tjetër burime të besueshme pohojnë se Shanaj nuk ka pasur asnjë armë zjarri në automjetin e tij, kjo është një lojë e sajuar për të implikuar Shanajn në këtë aksion policor.

Pas ndalimit të tij, efektivët e kanë shoqëruar në ambjentet e policisë, ndërkohë që ditën e djeshme kanë mbëritur materialet hetimore në prokurorinë e Tiranës për akuzën e “Armëmbajtjes pa lejë”. Ndërkohë sipas burimeve të komisariatit Laç, Astrit Bushi, veç akuzës së armëmbajtjes pa lejë, pritet të përballet me një proces gjykimi, për ekstradimin e tij në Itali. Sot ose nesër biznesmeni i Fierit Arjan Shanaj do dalë para gjykatës së Tiranës, ku do të njihet me masën e arrestit që do kërkojë prokurori i çështjes.

Shanaj, është një emër mjaft i njohur në qytetin e Fierit për shkak dhe të bizneseve që zotëron. Lidhur me këtë çështje burime pranë prokurorisë së Tiranës thanë se do i drejtohen gjykatës me kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për biznesmenin.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Fevziut/ Kam dështuar https://t.co/dc7ckyShYT https://t.co/bZhSf6tEvn
11,398 people follow ALB365
Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic McBrideM Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Vidhet një makinë, një tjetër digjet në oborrin e shtëpisë

  Fier - Mallakastër - Më datën 10.03.2016, gjatë natës në fshatin Suk 1, Roskovec në banesën e tij, shtetasit...

Close