|E enjte, Korrik 27, 2017

Policia shpall në kërkim 2 shtetas, një për vjedhje e tjetri për përndjekje 

Mallakastër – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e 2 shtetasve I.L, 41 vjeç, banues në Fier, Më datën 19.09.2016, ka marrë forcërisht dhe e ka lidhur në pyllin e fshatit Kalenjë, shtetasin E.Sh, 18 vjeç, banues në fshatin Hekal, duke i marrë një aparat celular Iphone 4, me pretendimin se kallzuesi i ka vjedhur sende personale.Materialet i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhje” parashikuar nga Nenet 110 dhe 134 të Kodit Penal.

R.I, 19 vjeç, banues në Mallakastër, Më datën 20.09.2016 ka bërë kallëzim shtetasja V.F, 16 vjeçe, banuese në fshatin Greshicë, Mallakastër, se ky shtetas në periudha të ndryshme për motive të dobëta e ofendon dhe e kërcënon në telefon. Materialet i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” parashikuar nga Nenet 121 dhe 275 të Kodit Penal.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ksamilit të ‘mbarsur’ i plasin ujrat (foto e video) https://t.co/fz40qwG8vP https://t.co/U6TAxehqG0
11,300 people follow ALB365
Twitter Pic NateMain Twitter Pic AnilaLil Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Chelsea në gjurmë të Elseid Hysajn

Lajmi vjen nga  “Chelsea News”, flet per intersimin kampionëve te Anglise per te marres sherbimit e futbollistit te Sertia A...

Close