|E diel, Gusht 20, 2017

Policia ve ne pranga 4 shtetas ne 24 oret e fundit. 

policia   Fier – Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut arrestohen 4 shtetas për vepra penale të ndryshme dhe dokumentohet nje vjedhje banese

1. Më datë 02.06.2014, nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Fatos H., vjec 44, banues në Fier.Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht në sy të dy fëmijëve të tyre të mitur bashkëshorten e tij shtetasen A.H., vjec 32.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.

2. Më datë 02.06.2014, nga Komisariati i Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arshim Arapi, vjec 60, banues në Gjegjan Fier.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datën 02.06.2014, rreth orës 11.15, në rrugën Fier-Patos, në afërsi të kthesës së Patosit Fier, duke drejtuar automjetin autoveturë tip“BENZ”, me targe AA672T, ka aksidentuar shtetasin B. N., vjec 74, banues në Gorishovë Fier, i cili ndodhet i shtruar ne Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën.Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

3. Më datë 02.06.2014, nga Komisariati i Policisë Fier u arrestua në flagrancë shtetasi F. H., vjec 17, banues në Rroskovec.
Arrestimi I tij u bë për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal, sepse më datë 02.06.2014, rreth orës 14.30, në fshatin Marinëz Fier, është kapur duke i vjedhur 10.000 lekë shtetases E.H.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.

4. Më datë 02.06.2014, nga Komisariati i Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Denis Bego, vjec 20, banues në Hamil Fier.
Arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi rreth ores 10.00 në vendin e quajtur Kryqzimi i Zogut te Zi u kap nga patrulla e qarkullimit duke drejtuar mjetin e tij motorcikletë tip ‘Lonçin” me targa AG549, pa dokumentacion perkatës të mjetit dhe i pa paisur me leje drejtimi perkatëse.
Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale “Drejtimi I mjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i K.Penal.

5. Më datë 02.06.2014 nga Komisariati i Policisë Fier u bë e mundur identifikimi i autorit dhe dokumentimi i ngjarjes së vjedhjes së banesës së shtetasit A. V. ndodhur më datë 05.05.2014, ne lagjen “29 Marsi” Patos.
Nga veprimet hetimore dhe gjurmët në vendngjarje ka rezultuar se i përkasin shtetasit Engjëll Hyqmet Beqaj,vjec 30, banues në Patos, i cili është ndaluar më datë 01.06.2014, për veprën penale “Mardhënie seksuate me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga neni 101 i Kodit Penal.Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.

6. Më datë 02.06.2014, rreth orës 07.30 në fshatin Anebreg komuna Kutë Mallakastër ka rënë zjarr dhe është djegur banesa e shtetasit H. S.
Grupi hetimor kreu veprimet e para ku rezulton se zjarri dyshohet të kete rënë si pasojë e ndonjë shkendije elektrike. Si pasojë e zjarrit është djegur plotësisht banesa me gjithë orendite që kishte brenda.Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.

alb365.com/policia

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
policia greke
Arrestohet shqiptari, tentoi të merrte 50 milionë Dollarë me transaksion bankar me dokumenta falso

Greqi - Përmes falsifikimit të dokumenteve, tre persona në Greqi tentuan të përfitonin një shumë të madhe parash. Një 60-vjeçar...

Close