|E shtunë, Prill 29, 2017

Policia – Vrasja nuk ka lidhje me ngjarje në Fier, gjuajtja me armë nga makina në makinë (foto e video) 

Fier – Një atentat me armë zjarri kallashnikov ka ndodhur vetëm pak orë të mesditës sotme 200 metra teksa kalon linjën hekurudhore Fier – Vlorë në aksin rrugor Fier – Seman në Afrim të Ri.  Objektiv i autorëve ka qenë Nelgert Pata, 34-vjeç, nga Memaliaj, i cili ësthë qëlluar për vdekje brenda në automjetin e tij së bashku me një person tjetër më breshëri kallashnikovi me 30 plumba , pohojnë burimet policore.

Burime policore pohuan se 34-vjeçari njihet si person me precedent penal, pasi rezulton i dënuar me 16 vite burg për prostitucion. Gjithashtu burime zyrtare policoe pohuan se vrasja nuk ka lidhje me ngjarje ne Fier dhe gjuajtja me armë është bërë nga makina në makinë domethënë nga automjeti tip benz drejt automjetit volzvagen.

Forca të shumta policie shkuan në vëndin e ngjarjes duke kryer procedurat ligjore të kqyerjes vendit ngjarjes . Trupi i pajetë i Patës u gjet brenda një automjeti tip “Volksëagen”, me targa AA I66 IY. I plagosuri është dërguar në spitalin Fier ku po  merr ndihmën  mjeksore dhe është në gjendje të rëndë për shëndetin. Ai ndodhet shtruar ende në spitalin Fier në repartin e kirurgjisë , ndërkohë që jashtë dhomls ku ai ndodhej ka një shërbim policor për të shmangur ndonjë ngjarje të pa dëshirueshme, pohuan për alb365, burime nga spitali Fier.

Një automjet është gjetur I djegur në dalje të fshatit Zhupan, në dalje të Fierit. Dyshohet se automjeti i përket autorëve të vrasjes në Fier, të cilët i kanë vënë flakën për të fshehur gjurmët. Brenda në automjet janë gjetur edhe dy armë zjarri, me të cilat dyshohet se është kryer krimi.

Policia  po kryen të gjitha hetimet për identifikimin e autorit të vrasjes dhe zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

vlcsnap-2016-11-20-16h15m28s161 vlcsnap-2016-11-20-16h15m51s127

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Lista e PDIU në 12 qarqe https://t.co/EewK9td4nu https://t.co/G3phtgVea4
11,488 people follow ALB365
Twitter Pic Joseph_I Twitter Pic ana_rdz9 Twitter Pic namethat Twitter Pic misslege Twitter Pic felrncs Twitter Pic Chriscur Twitter Pic Dodis09 Twitter Pic alexfull Twitter Pic daredevi Twitter Pic sammy42r Twitter Pic Princeto Twitter Pic Carinibi Twitter Pic YuukiRus Twitter Pic jsnugs50 Twitter Pic markin_m Twitter Pic edbiocel Twitter Pic Alex_Bub Twitter Pic natali3b Twitter Pic tburt559 Twitter Pic ollita03
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
CIA – Serbët i trembeshin shtimit të shqiptarëve

Shërbimi sekret amerikan CIA së fundi ka publikuar rreth 13 milionë faqe, dokumente që më parë kishin qenë të klasifikuara...

Close