|E diel, Tetor 22, 2017

Politika shqiptare për integrimin ka fitore një lumë dështimesh 

Nga Avokat EDMOND PETRAJ – Besoj se tashme ju jane shurdhuar veshet me fjalet “integrim evropian”. Ate e kane ne goje te gjithe politikanet qe e llomotitin pa teklif perpara ekraneve te televizorit.

Per nje reporter te huaj qe i degjon per here te pare, ai togfjalesh i le te kuptoje se politika shqiptare eshte orientuar pro-perendimit. Per mua qe i kam lexuar e degjuar me mijra here, ai togfjalesh eshte ngushellimi i vetem qe u ka mbetur politikave te deshtuara te qeverive shqiptare.

Per këtë klasë politike qe nuk mund te dalin ne popull e te mburen me vendet e reja te punes te hapura, me shkollat dhe spitalet e reja te ngritura, me rritjen e pagave dhe pensioneve, me uljen dhe kontrollin e cmimeve te ushqimeve te shportes, sigurisht qe do te dalin e te bejne adetin e rradhes per “integrimin”.

Cfare eshte integrimi evropian i Shqiperise? Integrimi evropian eshte nje proces reformash qe cdo vend ndermer per te permbushur kriteret dhe standartet e antaresimit ne BE. Per politiken shqiptare, eshte e vetmia fitore ne nje lume deshtimesh. Me flamurin e integrimit ne dore, keta donkishote kerkojne ta integrojne Shqiperine ne Evrope atehere kur duan ata, jo atehere kur shqiptari te jetoje njesoj si ai fqinji i tij evropian. Aq fort i trumbetohet “integrimit evropian”, aq sa te krijohet pershtypja se Shqiperia nuk eshte gjeografikisht ne zemer te Evropes por nje ishull i larget i saj.

Dhe integrimi evropian qe shqiptareve u eshte shitur here si “çek i bardhe” e here si “zgjidhja e gjithe problemeve te vendit”, vazhdon te ngelet nje fjale e pakuptimte per veshet e shqiptareve. Politikanet nga ana tjeter me ndihmen e “integrimit evropian” u shesin shqiptareve nje imazh te reme sikur jane te perkushtuar ndaj integrimit evropian te Shqiperise. Integrimi evropian i Shqiperise fillon dhe mbaron me reforma te suksesshme demokratike ne vend dhe Shqiperia nuk duhet te kerkoje daten e hyrjes ne BE, duhet te kerkoje ndihmen e BE ne permbushjen me sukses te reformave ne vend. Nese politika shqiptare do te harxhonte me pak fjale boshe per konsum te brendshem dhe ti merrte me seriozisht reformat ne vend……

alb365

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rama: Diaspora duhet të marrë për dore Shqipërinë

Një mijë shqiptarëve të diasporës në 40 shtete të ndryshme të botës, të mbledhur në Pallatin e Brigadave, kryeministri Rama...

Close