|E enjte, Prill 27, 2017

Politikani italian-Shqipërisë: Mbani kriminelët në shtëpinë tuaj 

Nënkryetari i Asamblesë Legjislative të Emilia-Romagna dhe anëtar i Lidhjes së Veriut (Lega Nord), Fabio Rainieri, teksa përshëndet arrestimin e tre shqiptarëve për vjedhje, thekson se Shqipëria duhet t’i mbajë kriminelët e vet.

Të njëjtën kërkesë ai e ka edhe për vende të tjera të Ballkanit si Serbia, Rumania, Bullgaria, etj.

“Faleminderit, faleminderit, faleminderit pafundësisht, për punonjësit e policisë në Parma. Ata arrestuan tre kriminelë, autorë të shumë vjedhje si dhe kanë terrorizuar një fëmijë. Tani shpresojmë të propvohen të gjitha krimet e tyre dhe të marrin dënimin e merituar. Njerëz nga Shqipëria, Rumania, Serbia, Bullgaria dhe vende të tjera shpesh kalojnë nga grabitjet te trafiku i drogës e bëjnë edhe vrasje. Ato vende duhet të mbajnë kriminelët në shtëpitë e tyre dhe jo t’i mbajmë ne në Itali.”, deklaroi Rainier.

Tre shqiptarët e arrestuar kanë kryer vjedhje të shumta në zonën e Parmas dhe krahinat përreth. Rainieri mendon se duhet frenuar ardhja e të huajve në vend.

Ai tha se shpesh hajdutët bëhen trafikant droge e në jo pak raste edhe vrasës, duke shtuar se Italia nuk është një vend ku mund të hysh lirisht.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Studimi/ Ekspertët – Jo HEC-e mbi Vjosē https://t.co/XEo2h4UHEt https://t.co/5vBJi0WkCJ
11,380 people follow ALB365
Twitter Pic Thrashie Twitter Pic angie201 Twitter Pic mcskinni Twitter Pic Lorensom Twitter Pic numba1_c Twitter Pic oliannka Twitter Pic woolies0 Twitter Pic gudnylar Twitter Pic berniesp Twitter Pic B_Happy_ Twitter Pic tijana92 Twitter Pic Shyma42 Twitter Pic AndrijaF Twitter Pic frog146 Twitter Pic suparuak Twitter Pic xodlvm13 Twitter Pic Shawncha Twitter Pic adrianol Twitter Pic karineso Twitter Pic soldier_
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Bankers – Qeverisë : Na zhbllokoni llogaritë dhe gjejmë zgjidhje

Kompania “Bankers Petrolium” ofrohet për gjetjen e një zgjidhje të përbashkët me qeverinë shqiptare lidhur me ngërçin e krijuar pas...

Close