|E hënë, Maj 29, 2017

Pordhët tek blloku e kredia tek banka 

Nga OLTI CURRI – Lekët e tepërta dhe koha e lirë e shkuar kot, janë armiku më i madh i të rinjve. Shembulli i rinisë shqiptare gjithnjë e më shumë po bëhen bashkëmoshatarë që postojnë objekte luksi. Por ai i shkretë ‘instagram’ do foto përditë, e kështu vrapi pas shopping-ut nuk ka të ndalur për të llastuarit e rrjeteve sociale.

Por Shqipëria është shumë shumë e vogël, tek e fundit si gjithë bota dhe ia dimë, ose na bien shpejt në vesh gëzimet dhe hallet e njëri-tjetrit. Ndaj pak t’i mbash veshët hapur, mëson se shumica e Paris Hilton-ave shqiptarë janë të pasur aq sa është Linda Morina soprano. Vendet e qejfit në Tiranë, ulin bashkë djalin blogger-ist të babit “milioner” me djalin e drejtorit të bankës, që i del shpirti duke i kërkuar këtij ‘babit boss’, që t’i paguajë këstin e kredisë.

Nga jahti në jug zbret vajza e “milionerit” që bezdiset nga rrëmuja që bëjnë një grup të rinjsh mes tyre edhe vajza e një punonjëse të OSHEE-se, që rrezikon vendin e punës, sepse pronari i jahtit nuk paguan dhjetëra milionë lekë detyrime për energji të shpenzuar.

Pastaj janë radha e pordhacëve që baballarët i kanë bërë lekët me tendera dhe çdo katër apo tetë vjet që ndërrohet sistemi, ata kalojnë nga gjendja gangsterr në gjendjen langaraq.

Pordha apo llastimi kërkon lekë shumë. Edhe në Shqipëri ka pak lekë dhe shumë pordhacë. Gjithë ky inflacion është qesharak, edhe po të jesh më shumë i vëmendshëm sesa ziliqar ndaj tyre, vëren se sforcohen aq shumë për të bërë atë të shkretë pordhë sa dhjesin në brekë dhe erën nuk e mbulojnë dot as me parfumet e shtrenjtë që blejnë me listë.

Baballarët me hyrje të pashitura, me rroga të papaguara, me tendera të papaguar, me premtime boshe politikanësh, me fajde dhe me kredi deri në fyt, nuk kanë fuqi t’i thone grave: mjaft se na gritë me çanta e peliçe, jo më kanakarëve të tyre që duan fabrikë lekësh si të ishin letra duarsh, për të kënaqur veten, por më shumë ndjekësit që duhet t’i dinë përherë Rokfelerë.

Dëshpërim i madh kur kërkon të jesh dikush që nuk je. Kur ke kohë të lirë dhe e vret kot, sepse gjimnazi dhe universiteti te privati, punën me telefon nga babi, udhqimin me telefon nga restoranti dhe impenjimi i vetëm mbetet dukja.

Ndërkohë që në çdo fillim muaji fiken telefonat se banka kërkon lekët e kredisë.

Dukja inatçore, se në botë dukja në rrjete sociale është biznes i mirëfilltë dhe udhëhiqet nga njerëz të panjohur dhe të talentuar që faturojnë miliona ose nga trashëgimtarë miliarderë që nuk kanë borxhe e kredi të palara lart e poshtë dhe punojnë seriozisht në këtë sektor.

  • Shqiptarët kanë një shprehje të bukur dhe me këtë po e mbyll: “Sa më shumë janë pa brekë në bythë, aq më shumë pordhë kanë, sepse nuk ka kush t’ua ndalë”.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Noizy sonte hapi lokalin e tij të ri https://t.co/63OkEnq5Tg https://t.co/zn2CVBGHCy
11,294 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Arrestohet 14-vjeçari që goditi me gur autobusin e kombëtares Serbe

Tiranë - Arrestohet Marsel Qeleshi, 14-vjeçari që goditi me gur autobusin ku udhëtonin lojtarët e kombëtares serbe. Ai u arrestua...

Close