|E diel, Qershor 25, 2017

Pornostaret janë femrat më të lumtura. 

kler_21_300x225_264571762USA – Sipas një studimi të botuar nga gazeta “Sex Research” femrat pornostare janë më të lumturat. Studimi ka nxjerrë se ato kanë nivele më të larta vetëvlerësimi, ndjesi pozitive, mbështetje sociale, kënaqësi seksuale dhe shpirtërore më të lartë se femrat jashtë kësaj industrie. Gjithashtu sipas studimit pornostaret kanë pasur më shumë ngacmime seksuale se femrat e tjera qysh në fëmijëri.

Hulumtimi është kryer nga studiuesit e femrave nga Universiteti Shippensburg, Universiteti i Texas, dhe Fondacioni “Adult Industry Medical Healthcare”. Në studim janë përfshirë 177 gra mes moshës 18 dhe 50 vjeç të cilat ishin paguar të paktën një herë për të filmuar një skenë seksi.

Nga studimi i yjeve të pornos rezultonte se mesatarja e karrierës së tyre ishte 3,5 vjet. Pornostaret kanë pranuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale shumë më herët se femrat jashtë kësaj industrie, në moshën 15 -vjeçare.

Sipas studimit ato kanë pasur të paktën 75 partnerë krahasuar me mesataren 5 që kanë femrat jashtë industrisë së tornos. Një nga arsyet e lumturisë së këtyre ” aktoreve” duket se është mungesa e tabuve dhe e kufizimeve shoqërore.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Arrestohet 30 vjeçari, kultivonte hashash https://t.co/q0FY78djYP https://t.co/E4Mnv5SBvI
11,395 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Shiu “ prish ” protestën e anëtarëve të PS-së në selinë e sajë. (fotot)

Fier - Rreshjet e shiut që kanë rënë paraditen e sotme kanë “prishur” protestën që kishin bërë në plan të...

Close