|E premte, Qershor 23, 2017

Portali grek: Ja si trafikohet hashashi në kufirin shqiptaro-grek nga karteli droges. 

191241    Greqi – Përgjatë kufirit shqiptaro-grek është ndezur një luftë e pashpallur midis policisë dhe trafikantëve të drogës, kështu e titullon shkrimin e vet një nga websitet e njohura greke, sipas së cilës “kultivimi dhe trafikimi i hashashit rritet vit pas viti, në fshatin Lazarat, përkundër thirrjeve të vazhdueshme të qeverisë për të ndaluar kultivimin e drogës, si një pengesë e të ardhmes së vendit në BE.

Në shkrim thuhet se në zonën e Lazaratit është ngritur karteli i drogës, që trafikon hashash në Greqi, Itali, Holandë, dhe destinacionet e tjera evropiane. Droga del përmes kufirit shqiptaro-grek duke shkaktuar një luftë të pashpallur mes policisë dhe trafikantëve të drogës. Portali ka publikuar foto të shkëputura nga pamjet e kamerave termike të policisë, që tregojnë se trafiku po bëhet edhe në këmbë.

Sipas shkrimit, trafikantët e drogës, në mënyrë që të shmangin patrullat e policisë shqiptare, bëjnë të pamundurën për të transportuar drogën jo me makinë, por në shpinë dhe me mushka. Karakteristike është se çmimi për blerjen e një mushke është pesëfishuar dhe tani arrin 1,000 euro.

191243    Trafikantët shqiptarë janë të armatosur me kallashnikovë, ndërkohë që sa kalojnë kufirin, i presin ‘bashkëpunëtorët’ grekë. Ata po rekrutojnë gjithmonë e më shumë njerëz, sidomos të rinj të papunë. “Qëllimi i tyre, sipas burimeve shqiptare, është që të angazhojnë nëpërmjet inkriminimit – sa më shumë persona, që t’i shfrytëzojnë ata për qëllime të ndryshme, madje edhe në fushatat zgjedhore,” thuhet në
shkrim.

Sipas Newsit, Lazarati e nisi që në vitin 1991, kur shiste cigare kontrabandë, vazhdoi me embargon ndaj Serbisë, duke shitur ushqime dhe naftë dhe tani kanë nisur mbjelljen e hashashit.

alb365.com/

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Fevziut/ Kam dështuar https://t.co/dc7ckyShYT https://t.co/bZhSf6tEvn
11,398 people follow ALB365
Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic McBrideM Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
TheGuardian: Kujdes nga mishi i derrit (video)

Në Mbretërinë e Bashkuar një zbulim i mishit të kontaminuar të derrit me virusin MRSA, bën thirrje për fermerët që...

Close