|E diel, Dhjetor 17, 2017

Prag përmbytje, Vjosa rrezikon daljen nga shtrati. 2 hidrovorë pa energji. 

vjosa-del-nga-shtarti-320x240Fier – Mungesa e energjisë në hidrovorë si pasojë e defekteve që shkaktuan shirat e rrëmbyer gjatë mbrëmjes, rrezikon të sjellë përmbytje në disa zona të vendit, ku situata më problematike paraqitet në Novoselë të Vlorës.

Lumi i Vjosës është në pikë kritike, pas kanë kaluar kuotat maksimale të prurjeve duke rrezikuar përmbytjen e Novoselës por edhe te komunes Frakull  e Bishan ne Fier. Ne lidhje me kete fakt Panariti eshte nisur me urgjence drejt Fierit dhe Vlores per te pare situaten nga afer .
Në një komunikim të drejtpërdrejtë telefonik ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, tha se nëse nuk do të sigurohet furnizimi me energji elektrike i hidrovorëve atëherë do të jetë e detyrueshme evakuimi i banorëve dhe bagëtive. Ne rast dalje te lumit Vjose banoret do te evakuohen , ka pohuar ministri Panariti.

Kreu i Komunës së Novoselës, Kanan Shakaj sqaron se situata e përmbytjeve aktualisht nuk vjen nga reshjet e shiut, por nga prurjet që Vjosa sjell me intensitet nga Tepelena, Përmeti dhe Gjirokastra.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Bashkia Patos njofton

Fier - Njoftojmë të gjithë qytetarët e...

Close