|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Pranga 16 vjeçarit, qëlloi me kaçavidë bashkëmoshatarin pse e kishte sharë tre ditë më parë. 

shkolla e mesme dervish hekaliMallakastër – “ Pse më ke sharë tre ditë më parë “ dhe e ka qëlluar dy herë me kacavidë bashkëmoshtarin e vet e më pas është larguar për të rënë në pranga të policisë vetëm  pak minuta pasi është larguar nga vëndgjarja. Ky ka qënë motivi që 16 vjeçari  R XH banues në Ballsh ka qëlluar dy herë me kaçavidë bashkëmoshatarin e vet 16 vjeçar M Ymeraj banues që të dy këtë qytet.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur rrethë orës 14 të pasdites së sotme jashtë ambienteve të shkollës së mesme “Dervish Hekali” në qytetin e Ballshit. Sipas burimeve zyrtare të policisë mësohet se që të dy këta  adoleshentë kanë qënë nxënës të këtij gjimnazi por për shkak të mos frekuentimit të rregullt të shkollës janë përjashtuar nga shkolla që në muajin tetor të vitit 2014, bëjnë me dije burimet policore që kanë bërë edhe verifikimin në drejtorinë e kësaj shkolle, pohuan zyrtarishtë burimet policore mallakstriote për www.alb365.com .

Mësohet se  zënka ka ndodhur  mes autorit dhe të plagosurit për motive banale. Autori I është afruar të plagosurit duke I thënë se : “ Pse më ke sharë tre ditë më parë”  , kaq është dashur dhe ka nisur debati me fjalë pastja me sharje  ku R XH ka qëlluar dy herë me kaçavidë shokun dhe është larguar për momentin. Patrulla e policisë që ka qënë  në shërbim pasi ka marë vesh ngjarjen ka bërë arrestimin e tij në unazë të qytetit. I plagosuri M Ymeraj është jashtë rrezikut për jetën.

alb365.com

 

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ndërron jetë Çezare Maldini

Itali - Është ndarë nga jeta Cesare...

Close