|E enjte, Maj 25, 2017

Pranga 17 vjeçarit nga Roskoveci, udhëtonte me kallash në automjetin e tij pa patentë (fotot) 

Një 17 vjeçar është arrestuar nga policia në flagrancë, teksa udhëtonte me një armë automatike në automjetin e tij.

Policia e Shtetit bëri me dije se i riu u ndalua në vendin e quajtur “Sektori i 3”, segment rrugor pranë fshatit Luftinjë, ku policia ka bërë bllokimin e automjetit të dyshuar.

“Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Land Rover”, me targa AA 396 IG, që drejtohej nga i riu nga Fieri u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, model 56 me një krëhër, në të cilin ndodheshin 29 fishek. Si dhe nga kontrolli i dokumentacionit të automjetit rezultoi se ky shtetas ishte i pa paisur me leje drejtimi”, sqaron policia.

Policia ka arrestuar shtetasin me iniciale A.L, 17 vjeç, banues në Roskovec, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Drejtim automjeti pa leje drejtimi”.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

14647381_10208736587465376_674761195_o14642861_10208736587305372_969851928_n

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Arti i rrugës po i jep një prespektivë botës (fotot) https://t.co/69iffwWwc4 https://t.co/VY7dH30yBB
11,305 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Barcelona një vit pa merkato .

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës konfirmoi dënimin për ekipin e Barcelonës për të mos marrë pjesë në...

Close