|E premte, Dhjetor 15, 2017

Pranga 19 vjeçarit grabitës, sulmoi policinë . 

cachew-428-410-strict-156146Itali – Një i ri nga Durrësi është vënë në pranga e policisë italiane, pasi ka rezultuar se udhëtonte me një makinë të vjedhur në qytetin e Astit.

Shqiptari, vetëm 19 vjeç, që sipas policisë vendase quhet Erlad Memushi, kishte arritur të grabiste në qytezën në të cilën edhe banonte, pra në Asti, një makinë, ndërsa ditën e hënë, ka kundërshtuar me dhunë forcat e policisë, teksa kanë kërkuar kontrollin e dokumenteve të mjetit.

I riu, ka zbritur nga makina dhe ka goditur me grushte karabinierin, ndërsa pak më pas ai është arrestuar.

Policia ka bërë me dije se pas prangosjes së tij i është ushtruar kontroll në makinën e grabitur dhe është konstatuar se janë gjetur një sërë mjetesh të cilat i riu i përdorte për të kryer grabitje.

Policia ka raportuar për mediat se në makinën e shqiptarit, 19 vjeç, janë sekuestruar leva, kaçavida, një darë e vogël, maska dhe mjete të tjera që i shërbenin për të kryer grabitjet. I riu, që jetonte me dokumente të rregullta në Asti do të hetohet për grabitje me dhunë dhe goditje të forcave të policisë

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Koka e prerë , gjenden edhe pjesë të tjera të trupit

Vlorë - Një ditë pas raportimit të...

Close