|E enjte, Janar 19, 2017
  • NA NDIQ NË

Pranga 2 shqiptarëve, udhëtonin me autobus nga Sllovenia 

Dy shqiptarë të shpallur në kërkim nga policia janë arrestuar në vendin fqinj.

Në pranga përfunduan shtetasit me iniciale E. T. 26 vjeç dhe A.C. 45 vjeç. Shqiptarët u arrestuan nga policia kufitare në Trieste, në një autobus udhëtarësh që kishte ardhur nga Sllovenia.

26-vjeçarit, rezident në një provincë të Milanos i ishte dhënë masa arrest shtëpie deri në vendimin përfundimtar të gjyqit.

I riu akuzohet për një grabitje të ndodhur në muajin janar në Aleksandri.

Ndërkohë, ndaj shqiptarit tjetër është lëshuar urdhër-arresti në vitin 2011 nga një gjykatë në Savona nën akuzën e trafikut të drogës. 45 vjeçari u dërgua në një burg në Trieste.

Add a Comment

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
17 vjeçarja e zhdukur është në Kosovë (video)

Fier - Një vajzë 17-vjeçare nga fshati Marinzë i bashkisë Roskovec, prej më shumë se një muaji është larguar nga banesa e saj. L. Rredhi, mesditën e 23 Majit është...

Close