|E premte, Dhjetor 15, 2017

Pranga 3 të rinjve, grabitën 60 mijë euro . 

10947232_545223722281056_6487840794666721287_nGjirokastër – Policia e Gjirokastrës ka vënë në oranga 3 të rinj të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me forcë 60 mijë euro në banesën e një qytetari gjirokstratit.

Në prangat e policisë kanë rënë Ervis Bushi, 18 vjeç, banues në Gjirokastër, Ernest Beluli, 18 vjeç, bpo banues në Gjirokastër si dhe  Flamur Zani, 30 vjeç, i dënuar më parë për “Vjedhje” dhe “Armbajtie pa leje”.

Sipas policisë arrestimi i tyre është bërë pasi të rinjtë në bashkëpunim me njëri – tjetrin , më datën 24.01.2015, rreth orës 18.30, në lagjen Granicë të qytetit Gjirokastër kanë vjedhur me thyerje, banesën e shtetasit F.Ç, ku kanë marrë 60.000 Euro, bizhuteri dhe 6 aparate celularë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë e mundur identifikimi dhe dokumentimi me prova ligjiore e kësaj ngjarje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Vjedhjes me thyerje , kryer në bashkëpunim”.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Raiffeisen bank gjobitet për dallavere

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) e ka...

Close