|E enjte, Dhjetor 14, 2017

Pranga 30 vjeçarit, kapet me 4 doza heroinë 

Lushnje – Policia godet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta. Sekuestrohen 4 doza lëndë narkotike Heroinë Arrestohet në flagrancë poseduesi.

Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Erion Kurti, 30 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhano” Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Loni Dhano”, j’u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Facebook pranon gabimin , kërkonë falje

Facebook ka kërkuar falje për disa dërgesa...

Close