|E shtunë, Tetor 21, 2017

Pranga dhe hetim ne gjendje te lire nga policia. 

2    Fier – Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut ndalohet 1 shtetas, procedohen disa te tjere  në gjendje të lirë për vepra penale të ndryshme.
1. Më datë 03.06.2014, nga Komisariati I Policisë Fier u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kerkim Nelson Hoxha, vjec 26, banues në Drizë Fier.Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet se është bashkpuntor në ngjarjen e datës 23.04.2014, për veprën penale “Vjedhjes në bashkëpunim” dhe “Shkatërrimit të pronës” të parashikuar nga neni 134/2 dhe 150 te Kodit Penal, ku në bashkpunim në vijimësi, kanë vjedhur tubacione hekuri në ndërmarrjen e TEC Fier të cilat më pas i kanë shitur për skrap.Në kuadër të opëracionit “Teci”, për këtë ngjarje janë arrestuar 10 shtetas dhe 2 janë shpallur në këekim.Materjalet proceduriale do ti kalojnë Prokuorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Fier, për veprime të mëtejshme.
2. Më datë 03.06.2014, nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier, në kuadër të operacionit “HIT”, më datë 03.06.2014, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasit A.B., vjec 27, banues në Kallm Fier.Procedimi filloi sepse dyshohet që mjeti I tij tip“Benz”, me targa “TR 8420 S, është I vjedhur jashtë shtetit.Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Fier, per veprën penale të « Trafikimit mjeteve motorrike » parashikuar nga neni 141/a Kodit Penal.
3. Më datë 03.06.2014, nga Komisariati I Policisë Fier, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin A.D., vjec 63, banues në Benevento Itali.Procedimi filloi sepse rreth ores 17.45 ne vendin e quajtur ura e Mbrostarit, duke drejtuar motoçikleten tip “Suzuki” me targe PG140470, është përplasur në gomën e pasme të kamionit me targe AA 274 FR me drejtues R.D. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Fier, për veprën penale të « Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor» parashikuar nga neni 290/1 i K.Penal
4. Më datë 03.06.2014, nga Komisariati I Policisë Lushnje filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.K., vjec 21, banues në Cermë Sektor Lushnje.Procedimi filloi sepse rreth ores 21.00 ne vendin e quajtur Çerm–Shkumbin , duke drejtuar motoçikleten tip “Dajang” me targe AL938, ka humbur kontrollin dhe ka dale nga rruga duke mbetur I demtuar. Aktualisht shtetasi i siperpermendur ndodhet ne Spitalin Rajonal Lushnje jashte rrezikut per jeten.Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Lushnje, për veprën penale te « Shkelje të rregullave te qarkullimit rrugor» parashikuar nga neni 290/1 i K.Penal
5. Më datë 03.06.2014, nga Komisariati I Policisë Mallakastër filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Nj.A., vjec 63, banues në Tiranë.Procedimi penal për këtë shtetas filloi se në fshatin Gadurovë Komuna Fratar Mallakaster mban me forcë një siperfaqe toke prej 800 m2 në pronesi të shtetases D.A.Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprën penale “Pushtim toke” parshikuar nga neni 200 i Kodit Penal.

alb365.com/policia

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Cyrus bën selfie ‘topless’.

      Miley Cyrus duket se e ka bërë shprehi të qëndrojë zhveshur gjithë kohën dhe të sjellë fotografi...

Close