|E hënë, Tetor 23, 2017

Pranga grupit kriminal, trafikonin emigrantë shqiptarë. 

policia_angleze    Angli – Policia btitanike në baskëpunim me atë franceze ka shkatërruar një grup kriminal që merrej me trafikimin e emigrantëve shqiptarë nga portet franceze drejt Britanisë.
“The Daily Mail” shkruan se emigrantët shqiptarë paguanin 8 mijë stërlina për të kaluar ngushticën e La Manshit, mes Francës dhe Anglisë. Ky rrjet trafikantësh drejtohej nga një kosovar i pasur në qytetin francez të St Malo-s. Nga hetimet e deritanishme janë kryer 14 udhëtime nga ky grup, që përdor peshkarexhat franceze për të sjellë drejt Britanisë emigrantët shqiptarë.

Supas zyrtarëve operacioni ende nuk ka përfunduar dhe priten arrestime të reja në Francë dhe Britani, gjatë ditëve të ardhshme. Kjo metodë e trafikimit, përmes anijeve turistike dhe peshkarexhave, është përzgjedhur për të shmangur kontrollet në pikat e kalimit kufitar nëpër porte, si dhe atyre kontrolleve që u nënshtrohen maunet dhe kamionët e mallrave që vijnë në Britani.

Operacioni franko-britanik nisi pas arrestimit, vitin e kaluar, të dy kapitenëve të anijeve, të cilët kishin marrë me qira jahte luksoze, me pretekstin se po udhëtonin drejt Karaibeve.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Luan Baçi – Dërmënasi mbetet bastioni i së djathtës

Fier - Nje pritje madheshtore dhe plot entuziazem, kishin rezervuar banoret e Dermenasit per kandidatet demokrat Luan Baçi, Enkelejd Alibeaj...

Close