|E hënë, Shkurt 20, 2017

Pranga italianit, armë, heroinë dhe kanabis në automjet 

Kuçovë – Një shtetas italian me banim në Kuçovë ka rënë në prangat e policisë së Beratit për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Blutë bënë arrestimin e shtetasit Fabrizio Polidori, 46 vjeç, shtetas italian, rezident në lagjen “11 Shkurti”, pasi në automjetin me të cilin udhëtonte me targa AA755OF iu gjetën armë dhe drogë.

Më kontretisht gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë “EKOL” kalibër 9 mm, 49 copë fishekë, 2 mbështjellje me alumin dhe natriban ku në brendësi të tyre  kishte material të dyshuar si kanabis si dhe nje sasi materiali plur me ngjyre kafe  të dyshuar si lendë narkotike heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe  “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

droge

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Gjashtë truke të stileve të rëndësishme të cilat mund t’i mësoni https://t.co/sQmp8Ay03k
505 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Madhësia e duarëve dhe personaliteti juaj

Duket se madhësia e duarve tregon diçka për personalitetin tuaj. Njerëzit me gishta më të mëdhenj janë më kurioz, përderisa...

Close