|Tuesday, December 6, 2016
  • NA NDIQ NË

Pranga krutanëve, po shisnin 40 kallëpe C4 një grupi kriminal 

9d9e2288-1b1e-46e5-882b-138011e4acee-17358-00000d1c6a95d61f_tmp

Një sasi e konsiderueshme prej 40 kallëpesh eksplozivë C4 si dhe 100 kapsolla detonatorë janë sekuestruar nga polica e Durrësit. Operacioni i koduar “Qarku i Mbyllur”, çoi në pranga dy shtetas, banues në Krujë.

Policia lokale bën me dije se ka arrestuar shtetasit Alfred Gurra 26 vjeç, si dhe Drini Lika 35 vjeç, banues në Krujë, me precedentë në fushën e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje në Itali.
Operacioni u zhvillua në zonën e Krujës, pasi personat e mësipërm-sipas policisë- do t’ia shisnin lëndën eksplozive, kapsollat detonatorë dhe fitilin zjarrëpërcjellës një grupi tjetër kriminal
Përveç kallëpeve eksploziv dhe kapsollave detonatorë, pasi ka sekuestruar edhe 43 metër fitil zjarrpërcjellë si dhe dy automjete, njëra e llojit Mitsubishi dhe tjetra tip Benz.
Vijon puna hetimore dhe gjurmuese në zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Trafikimi I armëve, municioneve dhe lëndëve plasëse” në bashkëpunim.

e577dcb1-f16e-40cf-985b-5b3745fbbec3-17358-00000d1c5d4351ca_tmp e4e9fce1-edde-44fb-87db-216350c82baf-17358-00000d1c6611be02_tmp 4ccf3751-9afa-4dc8-af69-7918aad39ba9-17358-00000d1c6db57a44_tmp ae47fd4f-6509-4f0a-91c5-35ddaa461ceb-17358-00000d1c71b3fb37_tmp

Add a Comment

%d bloggers like this: