|E diel, Tetor 22, 2017

Pranga laçianit, po dërgonte në Greqi 1 kg hashash 

Po transportonte 1 kg lëndë narkotike kanabis sativa nëpërmjet kufirit të gjelbër për në Greqi, arrestohet nga policia.

Në pranga përfundoi 31 vjeçari Paulin Rika, banues në fshati Zheje të Laçit.

Burime të policisë së Korçës, bënë me dije se shtetasi në fjalë u konstatua nga shërbimet e policisë kufitare gjatë patrullimeve në hyrje të fshatit Vishocicë

“Shtetasi i mësipërm, u konstatua nga shërbimet e Policisë Kufitare,  gjatë patrullimit të tyre, në hyrje të fshatit Vishocicë-Devoll. Nga kontrolli fizik i ushtruar këtij të fundit, në çantën personale të tij (në një qese plastike) iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi prej  1 kg e 61.8 gram lëndë e dyshuar  si narkotike Cannabis Sattiva”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve, ngelur në tentativë.

unnamed1 unnamed-2

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pse meshkujt u tremben femrave të "forta" ?!

Sipas studimit të ri të botuar në revistën Evolution & Human Behaviour, femrat e guximshme nuk janë atraktive për meshkujt....

Close