|E mërkurë, Gusht 23, 2017

Pranga në Tiranë të kërkuarit nga Interpol Roma. 

15583688    Tiranë – Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Nadir Skendaj, i kërkuar nga Interpol Roma, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Burime nga Policia e kryeqytetit bëjnë të ditur se, rreth orës 11:30 të ditës së djeshme, Policia e Tiranës, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit Krimit të Organizuar bënë të mundur kapjen e shtetasit Nadir Xhevair Skendaj (Genti Osmanaj), 47 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë. Kapja dhe shoqërimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet për trafik të lëndëve narkotike të llojit “canabis sattiva”.

Policia e Tiranës gjatë këtyre 24-orëve të fundit ka kryer edhe një sërë operacionesh të tjera. Kështu, nga Komisariati i Policisë Kavajë u realizua operacioni policor i koduar “Euro“, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit: Roland Muharem Aruçi, 23 vjeç lindur dhe banues në Larushk Fushë-Krujë dhe Burhan Elezi, 28 vjeç lindur dhe banues në Larushk Fushë-Krujë,

Arrestimi i tyre është bërë sepse në Kavajë në automjetin e markës “Benz E Clas“, me targa KR 6888 A, u kapën në flagrancë duke shkëmbyer kartmonedha Euro të falsifikuara.

Ndërkohë që gjatë kontrollit të tyre u sekuestruan me cilësinë e provës materiale: – 11 kartmonedha të prerjes 20 euro të dyshuara si të falsifikuar; 260.000 lekë të rinj kartmonedha të prerjeve të ndryshme. Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale të “falsifikimit të monedhave” të kryer në bashkëpunim.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Klosi – Brenda javës zgjidhje për 1200 persona

Tiranë - 1200 persona me aftësi të veçanta në Fier që kanë 6 muaj pa marrë pagesën e paaftësisë do...

Close