|E martë, Shtator 19, 2017

Pranga paketuesit te droges se pilotit Riformato. 

 avioni-415x260  Lushnje – Arrestohet një tjetër anëtar i trafikut të drogës, që lidhet me avionin e rrëzuar në Divjakë. Bëhet fjalë për Aurel Pupen, i cili akuzohet se ka paketuar lëndën nartoktike për Giorgio Rifomaton. Policia bën me dije se pasi Pupe e paketoi drogën, lënda narkotike do ngarkohej në avionin “Piper”.

Burime bënë të ditur se gjurmët daktiloskopike të lëna në natribanin me të cilën ishte paketuar kanabisi i destinuar të ngarkohej në avionin e Giorgo Riformatos kanë zbuluar për prokurorët dhe një tjetër person të përfshirë në trafikun e drogës me avion

Policia arrestoi shtetasin Aurel Ylber Pupe, 24 vjec nga Lushnja që pas marrjes në pyetje nga grupi hetimor ka pranuar se ishte ai personi që ka paketuar lëndën narkotike në zonën e Myzeqesë pa dhënë detaje të tjera. Kësisoj bie poshtë deklarimi i Saimir Bajramit se drogën e kishte blerë të paketuar në Fushë Krujë.

Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se në drogën prej 305 kg te sekuestruar janë gjetur dhe gjurmë të tjera gishtash të bashkëpunëtorëve të Aurel Pupes dhe Saimir Bajramit.

Ngjarja e rënies së avionit “Piper” në plazhin e Divjakës ndodhi në datën 10 maj. Policia bëri të mundur arrestimin e pilotit të avionit, Giorgio Riformato, i cili akuzohet për “tentativë të trafikut të drogës, në bashkëpunim”.

Pranë avionit janë gjetur 460 kg hashash, ngarkuar në një automjet tip ‘Mitsubishi’. Pas operacionit të policisë, u bë e mundur dhe arrestimi i drejtuesit të mjetit, përkatësisht Saimir Bajrami, 35 vjeç, të cilit i janë sekuestruar dhe 27.000 euro. Shoferi i ‘Mitsubisht’, Saimir Bajrami i cili u arrestua nga policia pas tentativës për tu arratisur ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se droga e gjetur në mjet dhe afër tij, pritej të ngarkohej në avion.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Llalla – Nën hetim drejtues dhe zyrtarë të policisë për zbatimin e masave të sigurisë në aeroport

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka urdhëruar nisjen e hetimeve për drejtues dhe zyrtare të Policisë, të cilët janë përgjegjës...

Close