|E enjte, Qershor 29, 2017

Pranga policit, dyshohet se mbeshteste grupe kriminale. 

191771    Lac – Arrestohet një punonjës policie i cili dyshohet se grumbullonte armë e municione me qëllim trafikimin e tyre dhe ishte mbështetës i grupeve kriminale në zonën e Kurbinit.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në pranga ka rënë Ramazan Hasan Guri, 45 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Laç.

Sipas policisë, “në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, pas referimit të bërë nga SHKB u krye kontrolli në banesën e punonjësit të policisë Ramazan Guri në Mamurras ku në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan:
1 automatik mod 56;
7 pushkë automatike;
2 çifte pa leje;
2 pako eksploziv i tipit tritol;
Ndezës të unifikuar, fitil zjarrpërcjellës;
8 granata dore;
3500 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Në cilësinë e provave materiale në shtëpinë e Gurit u gjetën edhe pjesë këmbimi automjetesh të vjedhura nga pika e bllokimit te mjeteve në Komisariatin e Policisë Laç.

Ndaj punonjësit të policisë, SHKB-ja ka nisur procedimin penal, pasi ai dyshohej se po grumbullonte armë e municione me qëllim trafikimi, e po ashtu dyshohet si mbështetës i grupeve kriminale në zonën e Kurbinit.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Vjedhjes” “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Bashkia – KUJDES nga temperaturat e larta, rrezik zjarri https://t.co/RFNvr9n7Fs https://t.co/55yzDd1Koc
11,392 people follow ALB365
Twitter Pic johnramp Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rinisin shpërthimet në puset e naftës, banorët në protestë (foto e video)

Fier - Dhjetra banorë të fshati Zharrëz janë grumbulluar para njësisë administrative duke protestuar për rinisjen e shpërthimeve në puset...

Close