|E diel, Janar 21, 2018

Pranga te katertit te droges me avion. 

10313851_10202768208343651_612223746491941256_n    Lushnje – Policia e Lushnjës ka arrestuar një person i cili dyshohet se është i implikuari i katërt për drogën që do transportohej me avionin që u rrëzua në Divjakë.
Mësohet se personi i arrestuar është Aleviol Ahmetaj. Operacioni për arrestimin e Ahmetajt është realizuar nga Drejtoria e forcës së posaçme operacionale.

Arrestimi i tij e çon në katër, numrin e personave të vënë në pranga bashkë me korrierin Sajmir Bajrami dhe pilotin italian Giorgio Riformato dhe paketuesin Aurel Pupa.

Zyrtarishte drejtoria e policise se qarkut Fier ka pohuar se : ” Ky operacion nuk eshte zhvilluar nga efektive te kesaj drejtori policie por nga forcat operacionale te drejtorise se pergjitheshme te policise se shtetit”.

Mesa duket edhe Ahmetajt paska pasur rolin e paketuesit pasi arrestimi i tij ka ardhur pasi gjurmët e gishtave të tij u gjetën në pakot e drogës që u sekuestruan në mjetin që drejtohej nga i arrestuari tjetër Sajmir Bajrami, që do të transportoheshin me avionin e italianit Riformato.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Policia, nje ne pranga dhe kater nene hetim te lire.

  Fier - Nga strukturat...

Close