|E premte, Shkurt 23, 2018

Prangosen 2 ushtarakë, dzshohen për trafik droge me Fekën . 

156631Tirane – Dy ushtarakë janë ndaluar pas rrëzimit të helikopterit me drogë në Malaga të Spanjës, e ndërsa e pilotonte majori i FA Sokol Feka. Policia Ushtarake ka bërë ndalimin e dy ushtarakëve, një Major dhe një Kapiten, si të dyshuar për lidhjet e tyre me Majorin e përfshirë në ngjarjen e ndodhur. Emrat e tyre nuk bëhen me dije, e ndërsa Rasti pritet t’i referohet Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“Policia Ushtarake ka bërë ndalimin e dy ushtarakëve, një major dhe një kapiten, si të dyshuar për lidhjet e tyre me majorin e përfshirë në ngjarjen e ndodhur, Sokol Feka. Për të hedhur dritë të plotë mbi dyshimet e ngritura, Policia Ushtarake po bën kallëzimin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Për sa më sipër, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA qëndrojnë të vendosur për të vijuar më tej thellimin e masave për forcimin e disiplinës në interes të kryerjes me sukses të misionit të tyre dhe ruajtjes së dinjitetit të figurës së ushtarakut. Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë prej mëse një viti kanë nisur një proces gjithëpërfshirës e të vijueshëm për forcimin e disiplinës dhe rregullit ushtarak brenda strukturave të tyre. Ngjarja e ndodhur me Major Sokol Feka, përbën një shtysë në kryerjen më me cilësi të këtij procesi”,thuhet në komunikatën zyrtare të ministrisë së Mbrojtjes.

Majori Sokol Feka gjeti vdekjen duke drejtuar një helikopter ushtarak në Spanjë. Ai u përplas me shtyllën gjatë pilotimit dhe në avion ishte ngarkuar një sasi të konsiderueshme marijuane.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
 Pastrohen 4 km e para të lumit Gjanica (fotot)

  Fier - Kanë përfunduar...

Close