|E hënë, Tetor 23, 2017

Prangosen 6 shqiptare ne Greqi, akuzohen per trafik droge. 

dhjet-euml-zyrtar-euml-komunal-euml-t-euml-prishtin-euml-s-n-euml-pranga_hd      Greqi – Policia greke ka vënë në pranga gjatë ditës së sotme 6 shqiptarë, dhe ka shpallur në kërkim 12 të tjerë.

Ata akuzohen për trafik kombëtar të lëndëve narkotike si dhe për pjesëmarrje në organizata kriminale.

Policia e Greqisë informon se është kryer kontroll në 10 banesa, 2 biznese dhe disa automjete. Është sekuestruar një sasi prej 400 gramë lëndë narkotike e llojit marijuanë dhe 28 gramë kokainë.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar 3 karta bankare, 3 celularë dhe shumën e parave prej 11 mijë eurove.
Operacioni policor është shtrirë në qytetet Livadhea, Lamia dhe Thiva. Të akuzuarit vepronin bashkë në një organizatë kriminale prej vitit 2013 dhe trafikonin sasi të mëdha lëndësh narkotike nga Shqipëria për në Greqi.

Arrestimi i tyre është bërë pas përgjimit të telefonatave dhe bisedave mes tyre, në rrjetet sociale.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
7 gjëra që si dini për fundshpinën. (fotot)

    Pak dite me pare ishte Vogue, revista e famshme e modës qe u rreshtua për nga format e kolme...

Close