|E hënë, Tetor 23, 2017

Prangosen dy gra, kishin 500 gram heroine. 

largea_arrest1369679604Korce – Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme ka arrestuar dy gra Eleni Xhafën, 47 vjeçe dhe Andonia Valeran, 44 vjeçe, pasi janë kapur me 500 gr lëndë narkotike të dyshuar si heroinë. Dy gratë janë vënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit të koduar “Pritja”.

Nga të dhënat e policisë mësohet se Eleni Xhafa dhe Andonia Valera ishin duke udhëtuar me mjetin “Ford Focus” me targa greke EE320 në drejtim të shtetit grek.

Në pikën kufitare të Kapshticës dy gratë i janë nënshtruar kontrollin të imtësishëm dhe pikërisht njërës prej tyre Eleni Xhafës i gjetur të fshira në trup dy pako të mbështjella me natriban me peshë 500 gram me lëndë narkotike të dyshuar si heroinë.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se të përfshirë në këtë aktivitet kriminal janë dhe dy persona të tjerë që blutë e Korçës i kanë shpallur në kërkim, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për shkak të hetimit.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pranga Arben Frrokut, fshihej në Hollandë me identitet të rrem

Policia e Shtetit duke informuar zyrtarisht për arrestimin e Arben Frrokut, thotë se ka nisur procedurat e ekstradimit të tij...

Close