|E premte, Korrik 28, 2017

Prangoset një shtetas për mitdhënie 

Fier – Policia e Fierit arreston në flagrancë një shtetas për “Mitdhënie” dhe një tjetër për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Marsel Demo, 28 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datën 28.09.2016, në aksin rrugor Tepelenë-Levan, duke udhëtuar me mjetin tip “Alfa Romeo”, me targë AA 530 JH, i ka ofruar 1000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor me qëllim që të mos i plotësonin procesverbalin e konstatimit të shkeljes pasi ky shtetas po drejtonte mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga Neni 244  i Kodit Penal.

*Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin Shpëtim Lilo, 25 vjeç, banues në fshatin Zhupan, Fier.
Arrestimi i këti shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, i’u gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 48 doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama-drejtorëve të Hipotekave: Jepni dorëheqjen, keni një mal me akuza https://t.co/U9Umn4jVk4 https://t.co/nWjE6aKWSS
11,299 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Nishani – Ruçit/ Më përjashtuat nga procesi i vettingut

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, i ktheu përgjigje akuzave të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, sipas...

Close