|E mërkurë, Tetor 18, 2017

Prangoset polici i FNSH-së 

Fier – U bë arrestimi në flagrancë i  shtetasit Maliq Shehaj, punonjës policie në Komisariatin e FNSH-së  Fier, në gjendje të dehur me 0.49 Mg/l,  për veprën penale të “Vrasjes së mbetur në tentativë”.

Arrestimi i punonjësit të policisë u bë pasi sot rreth orës 17:45, tek rreth rrotullimi i parkut Fier,  është përleshur me dy persona për motive të dobëta. Në këtë moment kanë ndërhyrë tre punonjës policie të Drejtorisë Vendore të Policise Fier, njëri prej tyre me uniformë.

Punonjësit e policisë janë prezantuar dhe kanë kryer detyrën për ta neutralizuar por gjatë ndërhyrjes ky shtetas ka nxjerrë një armë tip pistoletë dhe pasi e ka mbushur  e ka drejtuar atë ndaj punonjësve të policisë. Në këtë kohë ka bërë dhe shkrepjen e armës por pa shkaktuar dëme pasi të tre punonjësit e policisë, gjatë ndërhyrjes, e kanë devijuar drejtimin e qitjes. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Fier për veprime të mëtejshme.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet: https://t.co/wahnaIexKS
10,432 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Lojtarët e shëmbjes të ndahen nga “Rilindësit” e paktë

Nga ALEKSANDËR ÇIPA - Akuzat e opozitës së kryetarit real Sali Berisha dhe ato të kryetarit në detyrë, Lulzim Basha,...

Close