|E enjte, Qershor 22, 2017

Prangoset Vandami, djali i “Maçoku”. 

125496     Gjirokastër – Policia e Shtetit vijon aksionin kundër drogës në Lazarat, fshatin ‘rebel’ të Gjirokastrës që prej 5 ditësh është shndërruar në ‘fushë beteje’, mes policisë dhe një grupi personash që sulmojnë me armë në përpjekje për të penguar operacionin.

Në kuadër të këtij operacioni deri tani janë arrestuar 13 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për kultivim kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone. Mes të arrestuarve është edhe djali i Gate Mahmutaj, Vandam Mahmutaj, vjeç 19, i cili dyshohet se ka qëlluar ndaj policisë. ( “Gate” është fjalë greke që do të thot macok )

Vandami i ‘Lazaratit’ akuzohet për veprat penale vrasje e punonjësve të policisë e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim, mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak, kultivimi i bimëve narkotike.

89082    Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Vandam Mahmutaj janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1363 kg hashash, 8500 rrënjë bimë narkotike, 1000 fishekë model 56, 225 gëzhoja model 56, 1 granatë dhe një armë pistoletë shenjëdhënëse, si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh të llojeve të ndryshme.
Në ditën e 5-të të ndërhyrjes në këtë fshat forcat speciale kanë ngushtuar rrethin e grupeve të trafikantëve që po sulmojnë me armë që nga nisja e operacionit policor. Mbrëmjen e djeshme e deri në mesnatë ka pasur të shtëna me armë nga grupi i trafikantëve dhe Forcave Speciale të Policisë së Shtetit, që kanë nisur një operacion për mbylljen e pjesës veriperëndimore të fshatit. Aksioni ka ngushtuar rrethimin ndaj bandës së trafikantëve, me qëllimin që gjatë aksionit të mos ketë gjakderdhje

Ndërkohë intensifikohet aksioni i policisë në Lazarat, ku mesditën e sotme dy helikopterë me Forca Speciale të policisë kanë mbërritur në zonën perëndimore të fshatit, ndërsa mësohet se dy helikopterët po monitorojnë zonën nga nga ajri.

125492_1   Në këtë kuadër, rreth 200 police femra pritet t’i bashkohen aksionit antikanabis në Lazarat. Po sot forcat e policisë gjatë kontrollit në banesën e Lumturi Kolit ka zbuluar dhe asgjësuar 80 kg kanabis sativa. Më herët Lumturi Koli kishte akuzuar policinë për abuzime me kontrollet.

Mbi 80 banesa të Lazaratit dhe një numër i konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit janë kontrolluar ku janë gjetur kanabis, armë madje dhe laboratorë të përpunimit të lëndës narkotike në supervila lukzose, e ku njëra rezultoi e Kujtim Mahmutajt, vëllait të Gate Mahmutajt.

alb365.com

sh

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Qarku Fier gati të shkojë në votim https://t.co/RwuFVYKxIg via @wwwalb365com
11,397 people follow ALB365
Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic McBrideM Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Corriere della Sera : “Shqipëria vendi ku studionte Perandori Augusto”

“Shqipëria vendi ku studionte Perandori Augusto” është titulli i reportazhit të publikuar të premten në të përdishmen e njohur italiane...

Close