|E premte, Shkurt 23, 2018

Prefekti Bushaj : Banorët e dashuruar me pronën, ne i evakuonim e ata rikthehen. 

xhevit bushajFier – Prefektin Bushaj e  takuam sapo ishte kthyer në zyrën e tij për të marrë një shplodhje dhe më pas do të rinisej përsëri në zonat e përmbytura, atje mes banorëve , mes halleve e shetësimeve të tyre që tashmë prej tre ditësh edhe pse forca të policisë dhe ushtrisë I evakuonin dhe u jepnin veshmbathje, ushqime ata rishkonin përsëri në pronat e tyre , atje mes banesave, kasolleve , stanve me dhenë e dhi.

Teksa bisedojmë me Bushaj ai tregon raste çuditëshme me çobenë të cilët ishin rikthyer përsëri në stane tek bagëtitë e tyre. Ja çfarë tregon prefekti I qarkut Xhevit Bushaj për www.alb365.com

 Zoti Bushaj lodhja ka bërë të sajën sikundër edhe ju keni bërë detyrën tuaj për të qënë pranë banorëve të përmbytur. Si paraqitet gjëndja në ditën e sotme.

 Nuk mund të jem njëherësh në të gjitha familjet, në të gjitha lagjet, në të gjithë fshatrat por një gjë e them me siguri . Informacionin e kam shumë të saktë e të plotë , por e kam shkelur çdo cep të përmbytur të qarkut që ka pasur probleme. Kam tre ditë pa shkuar në shtëpi, më beson apo jo por kjo është e vërteta.

Përsa I përket situatës gjëndja po normalizohet, prurjet e lumenjëve Vjosa, Seman, Gjanicë kanë rënë nga prurjet maksimale që kanë. Edhe uji në një farë mase ka filluar që të lërë tokat e banesat. Problem tashmë është vetëm evakuimi I gjësë së gjallë, kryesishtë dele, dhi.

 Këto ditë që banorët e përmbytur i lanë banesat a u paraqit ndonjë rast që shkuan për të vjedhur në banesat e tyre ?

Absolutishtë jo. Drejtotia e policisë  në mënyrën më perfekte organizoi shërbime në të gjitha zonat e përmbytura ku nuk mund të linte njerëz të pa kontrolluar që të hynin e dilnin në zonat e përmbytura. Deri në këto momente nuk ka asnjë ankesë nga banorët që u kanë vjedhur banesat.

 me ramen e tahirinJu thatë që gjëndja po përmirësohet , çfarë po bëjnë banorët e larguar, po rrijnë tek të afërmit e tyre apo janë rikthyer në banesat e përmbytura ?

Banorët paskan dashuri për pronën e tyre , për tokën, shtëpinë, kasollen gjënë e gjallë. Pothuajëse të gjithë janë rikthyer në banesat e tyre po mundohen që me çfarëdo forme dhe mënyrë të rregullojnë sitatën  nga përmbytjet. Jam në kontakt për çdo informacion , ja pak minuta para se ju të vinit këtu mora informacion që 4 familjët në Mallakastër që u evakuan ishin rikthyer në banesat e tyre.

 Ju thatë pak më parë se janë të dashuruar me pronën me gjënë e gjallë, A mund të na tregoni ndodnjë rast ?

Sigurishtë që po. Më problematike ka qënë situata në Darrëzezë. Atje kanë qënë 11 barinjë që kanë bagëtitë e tyre kush dele kush dhi . Kush dy e nga dy bashkë e kush tre e nga tre. Ata kanë ardhur për të dimëruar bagëtitë e tyre nga zona të thella nga Skrapari, nga Mallaakstra etj. Mbrëmë ata nuk largoheshin nga stanet. Me forcë me polici e ushtri I kemi larguar duke u dhënë me vete batanije, ushqime dhe i larguam nga stanet. Cuditërishtë sot në mëngjes ora 7 ata përsëri në stan mes deleve e dhive. I kemi gejtur duke u përqafuar me dhitë. Dikush na tha që disa prej çobanëve flasin edhe gjuhën e  tyre. Ju smund ta besoni por ata I përqafonin dhitë tamam si fëmijë. Ato bagëti të imta që ishin tmerruar nga prurjet e ujit të lumenjuëve.

Ku qëndron problemi ditën e sotme ?

Kemi problem Darrëzezën. E kemi sepse aty sapo largohet një pjesë e ujit  sasira të tjera uji vijnë duke shpërthyer pucetat e uji vjen përsëri, janë shumë afër me detin është edhe niveli I ujit  si parimi I eneve komunikuese. U kemi thënë banorëve të mos rikthehen sepse do ketë një stuhi të dyt, më e keqe se e para, por ata rikthehen sepse duan pronën, gjënë e gjallë .

alb365.com

One Response to Prefekti Bushaj : Banorët e dashuruar me pronën, ne i evakuonim e ata rikthehen.

  1. arber

    Po ti ske si ta kuptosh qe ato shtepi dhe ato dhi jane jeta e tyre. Do te shohim ty si do e perqafosh karrigen qe vetem e ngrohe se gje ne drite nuk nxore

     

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Skenat më sexi në historitë e filmave (video)

Në YouTube është publikuar një...

Close