|E enjte, Janar 19, 2017
  • NA NDIQ NË

Presidenti i UEFA-s injoron tifozët Kuq e Zi 

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur sot në Athinë për herë të parë që pas zgjedhjes së presidentit të ri të kësaj organizate, Aleksander Çeferin.

Në këtë mbledhje u morën disa vendime të rëndësishme për sa u përket finaleve të aktiviteteve kontinentale, por edhe një vendim për tifozët e dalluar të Evropianit, ku çuditërisht mungonin ata shqiptarë.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur sot në Athinë për herë të parë që pas zgjedhjes së presidentit të ri të kësaj organizate, Aleksander Çeferin, shkruan Panorama Sport.

Në këtë mbledhje u morën disa vendime të rëndësishme për sa u përket finaleve të aktiviteteve kontinentale, por edhe një vendim për tifozët e dalluar të Evropianit, ku çuditërisht mungonin ata shqiptarë.

Në fund të mbledhjes së Ekzekutivit, pas një përmbledhjeje të Euro 2016, u vendos t’u jepej një çmim Federatave të Futbollit të Islandës, Irlandës, Irlandës së Veriut dhe Uellsit për “kontributin e jashtëzakonshëm të tifozëve të tyre në kthimin e një turneu të tillë në një sukses”.

Secilës prej këtyre federatave do t’u dorëzohet një pllakatë përkujtimore në një prej ndeshjeve të radhës në kualifikueset e Botërorit në tetor.

Ajo që bie në sy është se në këtë listë mungon emri i Shqipërisë, tifozët e të cilës mbushën me po aq entuziazëm stadiumet dhe rrugët e qyteteve franceze gjatë aktivitetit të verës.

Nuk është rastësi që thuajse në të gjitha mediat botërore, kudo që kishte shkrime për tifozët mbresëlënës në Evropian, përfshihej gjithmonë edhe emri i Shqipërisë dhe tifozëve të saj të zjarrtë kuq e zi. Edhe vetë UEFA, gjatë të gjithë aktivitetit, nëpërmjet rrjeteve sociale, e theksonte një gjë të tillë.

alb365/express

Add a Comment

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Bizneset VIP , kontroll nga kompani të njohura audituese për bilancet

Tiranë - Ligji i ri “Për procedurat tatimore” i miratuar këtë javë nga parlamenti parashikon që në rast se çertifikimi i bilanceve të biznesit të madh bëhet nga kompani të...

Close